25.03.2024
Punonjësit e fabrikës së mishit, Micarna, një filiale e Migros me qendër në Ecublens (VD), vazhdojnë grevën. Fabrika e tyre me 84 vende pune pritet të mbyllet. Grupi Migros refuzon të fillojë bisedimet në lidhje me mbylljen e paralajmëruar të fabrikës. Në vend të kësaj, «Migros Group» po i vë nën presion dhe ka bërë përpjekje të mëdha për të organizuar thyes të grevës Të organizuar nga dy kompani për punëtorë të përkohshëm (temporer). Kjo është e ndaluar shprehimisht nga kontrata kolektive e punës për firmat temporer.
90 përqind e punonjësve i kanë dhanë mandatin Sindikatën Unia për t'i përfaqësuar ata. Duke vazhduar grevën e tyre, punëtorët përsërisin kërkesën e tyre që menaxhimenti i Micarna dhe Migros të fillojnë dialogun për të filluar sa më shpejt negociatat.