Félicia Fasel, përgjegjëse për rininë para mediave dhe të pranishmëve gjatë dorëzimit të apelit.
Punë
Politikë

176’447 nënshkrime për 8 javë pushime për shegertët

- Hilmi Gashi

Në vetëm dy muaj shegertët , ish shegertët dhe punëmarrësit e rinj kanë mbledhur 176'447 nënshkrime - për 8 javë pushime gjatë praktikës. Më 21 gusht 2025 apeli iu dorëzua Qeverisë federale.

Kjo është një shenjë e fortë: Trajnimi profesional duhet të përmirësohet dhe barra mbi të rinjtë të zvogëlohet. Shegertët deri më tani nuk kanë zë në politikë. Kjo duhet ndryshuar! Peticioni rekord është vetëm fillimi.

Trajtim i pabarabartë dhe mbingarkesë

Shegertët kontribuojnë shumë - mirëpo pushimi i tyre është i shkurtë. Përderisa bashkëmoshatarët e tyre në gjimnaz dhe shkolla të mesme profesionale kanë 13 javë pushime, shegertët kanë vetëm 5 javë. Kjo është e padrejtë. Shumica janë të mbingarkuar.  Dy të tretat e shegertëve sipas anketave kanë ngarkesa psikike, çdo i katërti person e ndërprenë praktikën. Orare më të gjata pune, më pak pushime dhe mungesa e mbështetjes janë arsyet kryesore.

Një sinjal i fortë për shegertët

Para dy muajsh shegertë nga profesione të ndryshme janë bërë bashkë dhe kanë nisur peticionin. Me rastin e dorëzimit para pallatit federal, Lea, floktare praktikante në vitin e 3-të, tha: "Ne do të vazhdojmë të angazhohemi deri sa ti fitojmë 8 javët e pushimit." Félicia Fasel, kryetare e komisionit rinor të SGB/USS (Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës), e plotëson: "176'000 nënshkrime - kjo është historike. Shegertët kanë nevojë për një zë në politikë." Vincent, i aftësuar rishtas si planifikues elektrik, thotë: "Më shumë pushime heqin presionin, pa zvogëluar cilësinë. Ky është një investim për ardhmërinë e kuadrove tona profesionale."

Më shumë pushime - më shumë atraktivitet

Nëse duam të fuqizojmë trajnimin profesional, duhet të rrisim atraktivitetin. Rregullat aktuale të punës dhe pushimeve i trembin shumë të rinj. Më shumë pushime do ta bënin praktikën më të aftë për konkurrim karshi shkollave të mesme - një hap vendimtar për të ardhmen e trajnimit profesional. 

Mbështetje e gjerë

Kërkesat kanë hasur në mbështetje të gjerë - nga organizatat rinore, personave trajnues, ekspertëve arsimor. Në ndërkohë kjo çështje është marrë në dorë nga një grup parlamentar mbipartiak. Ky grup donë të dorëzojë një iniciativë për 6 javë pushime për shegertët.  Kjo nga pikëpamja e te rinjve është vetëm se fillimi. Të rinjtë kërkojnë edhe më tej 8 javë pushime. Pasi që vetëm kështu mund të vlerësohet e përmirësohet trajnimi profesional.