Refuzimi i iniciativës «Jo një Zvicër 10-milionëshe» ishte një sukses i rëndësishëm për shoqërinë civile dhe sindikatat. Megjithatë, ky rezultat nuk…
Çdo e treta orë pune në Zvicër kryhet nga një person pa pasaportë zvicerane. Qoftë në ndërtim, në kujdesin shëndetësor, në shërbim apo në pastrim: Vendi ynë dhe ekonomia jonë barten çdo ditë nga miliona njerëz që jetojnë dhe punojnë këtu, por që politikisht nuk mund të bashkëvendosin. Ky deficit apo boshllëk në rritje i demokracisë, prek para së gjithash punëmarrësit e vendit tonë – dhe pikërisht këtu ndërhyn Iniciativa për Demokraci, për të cilën do të votojmë më 28 shkurt 2027.
Deficiti i demokracisë është problem i shkaktuar nga vetë sistemi. Mbi 2.5 milionë njerëz në Zvicër janë sot të përjashtuar nga bashkëvendosja politike. Revizioni i fundit i Ligjit të Shtetësisë në vitin 2018 i ka ashpërsuar në mënyrë drastike barrierat formale për të huajt, që punojnë, jetojnë dhe japin kontributin e tyre këtu. Kush nuk ka një leje qëndrimi C, nuk zotëron një arsim të lartë shkollor ose ka shumë pak para në portofol, nuk ka asnjë shans – madje edhe atëherë kur ajo përmes punës së palodhshme siguron themelin e mirëqenies sonë. Këta njerëz dështojnë në praktikë shumë shpesh edhe për shkak të kërkesave të larta në njohuri gjuhësore dhe testeve arbitrare të natyralizimit. Për këtë arsye, iniciativa ka nevojë për një mbështetje të gjerë. Është një çështje e drejtësisë, korrektësisë dhe e respektit ndaj punëmarrësve: Kush paguan taksa, ka bashkëfinancuar sigurimet shoqërore dhe është pjesë e shoqërisë sonë, duhet të ketë gjithashtu të drejtën për të folur për ligjet dhe rregullat e lojës. Një demokraci që përjashton një të katërtën e popullsisë së saj, me kalimin e kohës e humb legjitimitetin. Prandaj, iniciativa kërkon një të drejtë ligjore të drejtë për natyralizim pas pesë vitesh qëndrim, të bazuar në kritere të qarta dhe objektive. Shpalosja e fushatës, në një atmosferë me optimizëm dhe vullnet, nga shoqata Aktion Vierviertel në Bernë, tregoi se sa e madhe është dëshira për një Zvicër gjithëpërfshirëse tek njerëzit e angazhuar. Le ta bartim këtë hov në betejën e votimit – për një demokraci të fortë që i jep zë edhe asaj të katërtës së popullsisë, e cila e mban këtë vend në lëvizje.
Vota pro pensionit të trembëdhjetë ishte një fitore e madhe për sindikatat, por për financimin shtesë përmes taksës së rritjes së vlerës (TVSH) do të…
Raporti i qeverisë zvicerane tregon qartë rrugën: më shumë izolim, më shumë kontrolle dhe më pak solidaritet. Pas fjalëve të bukura si "bashkëpunim",…
Refuzimi i iniciativës së kaosit është një sukses. Me 54,79 për qind të votave kundër, popullsia zvicerane me të drejtë vote e refuzoi qartë…
Samedan – Të premten, 19 qershor 2026, komuniteti portugez i Engadinit u takua në Centro të FC Lusitanos në Samedan,. Kantoni i Grabynden (GR) për një…
Sipas MeteoSchweiz: Vera e vitit 2026 ishte më e nxehta që nga fillimi i matjeve në Zvicër. Edhe në të ardhmen priten më shumë ditë përvëluese. Kjo…