Sindikata Unia ka prezantuar raportin e saj të ri mbi pagat e grave. Raporti tregon: Pagat minimale janë veçanërisht me rëndësi për gratë - pasi që gratë janë të punësuara mbi mesataren në sektorët me paga të ulëta. Horizonte bisedoi me autoren e studimit, Dr. Noémie Zurlinden, ekonomiste
Në mesatare gratë në sektorin privat fitojnë 17.5 përqind më pak se burrat. Nga këto shpjegohen 55 përqind të faktorëve të vëzhguar, si profesioni, sektori dhe mosha. Pjesa e mbetur prej 45 përqind nuk janë të shpjegueshme dhe tregon një diskriminim të drejtpërdrejtë.
Gjysma e ndërmarrjeve të mëdha nuk zhvillojnë analizat sikur parashihen me ligj apo edhe nuk i bëjnë ato fare. Nevojiten kontrolle dhe sanksione, nëse ndërmarrjet nuk i përmbahen ligjit për barazinë. Pos tjerash duhet që të gjitha ndërmarrjet të zhvillojnë analizat, jo vetëm ndërmarrjet e mëdha.
Kjo shpjegon një pjesë të pabarazisë së pagave. Shumë gra punojnë në infermieri, përkujdesje të fëmijëve, në pastrim apo në shitje. Pagat në këto profesione janë të ulëta. Edhe pse ekonomia pa këto punë nuk do të funksiononte. Prandaj gratë janë të prekura posaçërisht nga pagat e ulëta, para së gjithash gratë me sfond migracioni. Çdo e pesta grua fiton një pagë të ulët -5ek burrat është çdo i dhjeti. Bile edhe çdo e treta grua me sfond migracioni ka një pagë të ulët.
Gjithashtu gratë me kualifikim profesional fitojnë paga të ulëta: Gati gjysma e grave të arsimuara profesionalisht fiton më pak se 5000 CHF. Tek burrat janë gati 30 përqind. Gati 30 përqind e grave me kualifikim profesional fitojnë deri edhe më pak se 4500 franga. Pagat e ulëta duhet më në fund të ngritën.
Pasi gratë janë të prekura posaçërisht nga pagat e ulëta, pagat minimale janë posaçërisht të rëndësishme për to. Për shembull pagat minimale në Kontratat Kolektive të Punës. Mirëpo, gjithashtu pagat minimale ligjore, siç janë ato në kantonet Bazel-qytet, Gjenevë, Jura, Neunburg dhe Tiçino. Në raport, ne tregojmë se përqindja e grave me paga të ulëta ka rënë gjatë fushatave të sindikatave për pagën minimale. Ne shqyrtuam gjithashtu shembullin e Gjenevës. Futja e pagës minimale të Gjenevës në vitin 2020 uli ndjeshëm pjesën e pagave të grave nën 4000 CHF, nga 10,7 në 3,3 përqind. Përqindja gjithashtu u ul edhe tek burrat: nga 5,1 në 2,1 përqind.
Duke zbatuar mocionin Ettlin, Parlamenti nacional ka miratuar një ligj për uljen e pagave: Pagat minimale në Kontratat Kolektive të Punës të shpallura përgjithësisht të detyrueshme duhet të zbatohen edhe nëse ato janë më të ulëta se pagat minimale kantonale. Kjo domethënë që, për shembull, pagat e floktarive, punonjësve të shërbimeve dhe pastruesve të tekstileve në Gjenevë dhe Neunburg mund të bien. Pasi që gratë përfitojnë veçanërisht fuqishëm nga pagat minimale, ky ligj është gjithashtu një sulm ndaj barazisë. Më pas ky legjislacion i propozuar do të shkojë në Këshillin e Shteteve. Unia e kundërshton me forcë këtë ligj për uljen e pagave.