Këshilla

Gjendem në një hall financiar. Prandaj e kam pyetur punëdhënësin tim, se a mund të mi paguajë pesë javët e mija të pushimit. Pasi që në ndërmarrje kemi shumë punë, kështu unë do të mund ti ndihmoja ndërmarrjes sime. Shefi im ka refuzuar dhe më ka thënë, që ligji atij ia ndalon të mi paguajë me para pushimet. A është kjo e vërtetë?

Myriam Muff: Po, shefi juaj ka të drejtë. Neni 329 d, paragrafi 2 i së Drejtës Obligative thotë se koha e pushimeve gjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës nuk mund të kompensohet me para ose përfitime të tjera. Pushimet shërbejnë për rekreacion dhe shëndet të punëmarrësit. Një kompensim me para është vetëm atëherë i lejuar, nëse kredia e pushimit nuk mund të tërhiqen në formë të ditëve të lira. Ky ndalim i pagesës së kohës së pushimit, nuk vlen më, për shembull, pasi të ketë mbaruar marrëdhënia e punës. Ndalimi mund të hiqet gjithashtu nëse shefi largon nga puna papritur një punonjës dhe punonjësi duhet të kërkojë një punë të re gjatë afatit të dorëheqjes ose ai gjatë kësaj kohe nuk është e mundur që të planifikojë pushimet e tij. Mirëpo punëdhënësi juaj mund t'ju paguajë juve vullnetarisht një parapagesë. Nëse ai nuk është i gatshëm ta bëjë këtë, ju prapëseprapë keni të drejtë për një pagesë paraprake, nëse ju krahas hallit financiar, gjendeni edhe në një situatë vërtetë emergjente. (Work, 2.4.25)

 

Jam i lajmëruar për 50% tek Arka e papunësisë. Ka një muaj që kam shpërndarë gazeta dy herë në javë, që përbën rreth 20 përqind të ngarkesës sime të punës. A duhet ta deklarojë këtë veprimtari punuese në Arkën e papunësisë?

Francesco Salerno: Po, është me rëndësi, që gjatë marrjes së kompensimit të papunësisë të deklaroni çdo fitim të ardhurash, edhe kur jeni i lajmëruar vetëm për 50 përqind. Pastaj është detyrë e Arkës së papunësisë të kontrollojë se si dhe nëse e merr parasysh këtë fitim të ardhurash. (Work, 2.4.25)

Pas humbjes së vendit të punës në shkurt 2023 unë u lajmërova tek Arka e papunësisë. Nga 1 marsi 2023 deri më 31 janar 2024 kam marrë panda kompensimin e papunësisë. Javën e fundit unë kam marr një shkresë nga Arka e papunësisë. Aty shkruan, që për arsye të një raporti nga ana e Sekretariatit Shtetërorë për Ekonomi (Seco) dosja ime në kuadër të ligjit kundër punës në të zezë (BGSA) është duke u kontrolluar.  Ekzistonte dyshimi, që unë në vitin 2023 nuk i kam deklaruar të ardhurat dhe se mund të vij deri tek kërkesa e kthimit të kompensimit. Me çfarë pasojash duhet të llogarisë ?

Francesco Salerno: Varet nëse keni fituar realisht të ardhura dhe nuk i keni deklaruar ato në Arkën e sigurimit të papunësisë. Seco u ka kërkuar Arkave të papunësisë të kontrollojnë dosjet nëse një e ardhur është deklaruar në Arkat e kompensimit dhe nëse në të njëjtën kohë është marrë kompensim papunësie. Në rast të tillë  kemi të bëjmë me "punë në të zezë" në kuptimin e mirëfilltë. Në formularin "Informacion mbi personin e siguruar", të cilin e merrnit në fund të çdo muaji dhe duhej ta plotësonit me vërtetësi dhe ta dorëzonit në Arkën e papunësisë, së pari jeni pyetur nëse kishit punuar për një apo më shumë punëdhënës. Nëse keni fituar të ardhura në vitin 2023 dhe nuk i keni deklaruar ato, Arka e papunësisë nga ju duhet të kërkojë rikthimin e pagesës së tepërt të kompensimit të papunësisë. Në varësi të shumës që keni fituar dhe nuk e keni deklaruar, rrezikoni gjithashtu që Arka e papunësisë të bëjë kallëzim penal ndaj jush. Nëse nuk jeni shtetas zviceran dhe dënoheni për një krim, ekziston edhe rreziku që të dëboheni nga vendi për një periudhë të caktuar kohore. Andaj, nuk ia vlen të mos deklaroni të ardhurat përderisa merrni kompensim papunësie. (Work, 2.4.25)

Që nga 1 qershori 2023, kam qenë vetëm 50 përqind i aftë për punë për shkak të sëmundjes. Kjo qoj në humbjen e vendit të punës sime dhe që unë të regjistrimin si në IV/AI  ashtu edhe në arkën e sigurimit të papunësisë. Meqenëse isha 50 përqind i aftë për punë, merrja mëditjen e plotë nga arka e sigurimeve të papunësisë për shkak të detyrimit për paradhënie. Javën e kaluar kam marrë një vendim nga IV/AI. Sipas këtij vendimi unë që nga 1 qershori 2024 kam të drejtë retroaktive për një gjysmë pensioni të IV/AI. A duhet tani unë ti kthejë arkës së sigurimit të papunësisë para?

Francesco Salerno: Në parim jo. Në një hap të parë, arka e sigurimit të papunësisë do të faturon llogarinë e një pjese të kompensimit të paguar direkt me IV/AI. Në një hap të dytë, ajo do ta rregullojë pjesën tjetër të mbetur drejtpërdrejt me fondin përgjegjës të arkës pensionale. Në lidhje me këtë, arka e papunësisë do t'ju kërkojë të paraqisni një kërkesë në arkën e pensioneve në mënyrë që të kontrollojë nëse keni të drejtë për një pension invaliditeti nga arka pensionale (BVG/LPP). Nëse nuk e përmbushni këtë kërkesë për bashkëpunim, rrezikoni që arka e sigurimit të papunësisë të detyrohet të kërkojë mbrapsht pjesën që dëshiron ta faturojë llogarinë me arkën e pensioneve.

(Work, 2.4.25)

Unë punojë në restorant dhe shërbeva një mysafir me alergji ndaj grurit. Sikur e kemi zakon në restorant, unë me rastin e porosisë së menysë kryesore informova kuzhinën mbi alergjinë. Tek deserti - një specialitet klasik shtëpie - nuk e bëra këtë, pasi që i njihja përbërësit dhe shpesh e kam shërbyer edhe tek personat me alergji ndaj grurit. Unë nuk e dija, që kuzhina pak kohë më parë kishte përshtatur recetën me miell.  Mjerisht, me këtë rast mysafiri përjetoj një goditje alergjike, për çka u deshtë të vijë edhe ambulanca.  Faturën e shërbimit të urgjencës prej mbi 1800 franga, mysafiri i kishte dërguar restorantit tonë. Tani shefja ime donë që edhe unë të marrë pjesë në shlyerjen e faturës. A duhet ta bëjë këtë?

Rahel Beyeler: Jo, në rastin tuaj nuk duhet. Megjithëse, ligji përcakton që punonjësit duhet të paguajnë për çdo dëm që i shkaktojnë punëdhënësit të tyre me dashje ose nga pakujdesia. Shkalla e përgjegjësisë varet nga shkalla e fajit, duke marrë parasysh rrezikun profesional, nivelin e arsimit ose njohuritë e specializuara të kërkuara për punën. Në rastet e pakujdesisë së lehtë, përgjegjësia për dëmet zakonisht zvogëlohet ndjeshëm, në rastet e punës që është e prirë ndaj dëmtimit, madje hiqet dorë tërësisht. Për shembull, fakti që edhe punonjësit e kujdesshëm dhe të vëmendshëm të shërbimit herë pas here thyejnë një pjatë, është një rrezik profesional. KKP vendore e Gastronomisë përcakton shprehimisht se punonjësit janë përgjegjës për gotat dhe enët e thyera vetëm nëse kanë vepruar me dashje ose me pakujdesi të tepruar. Po kështu, në rrëmujën e një mbrëmjeje, mund të ndodhë që në nxitimin një pjatë t’i shërbehet tavolinës së gabuar. Natyrisht, nëse mysafirët kanë alergji, mund të pritet një nivel më i lartë i kujdesit nga stafi i shërbimit. Megjithatë, sipas mendimit tim, nuk jeni vetëm ju përgjegjës për gabimin. Kuzhina e ka plotësuar recetën, pa ju njoftuar edhe juve ju për ketë. Këto janë shenja që tregojnë se procedurat në vendin e punë janë të organizuara pamjaftueshëm. Për ketë mbanë përgjegjësi punëdhënësi. Andaj ajo duhet të paguajë faturën. (Work, 10.4.25)

Pasi isha i paaftë për punë shkaku i sëmundjes, punëdhënësi im e më largoi nga puna. Më pas në mars 2024 unë u lajmërova në Arkën e sigurimit të papunësisë, me një vërtetim mjeku se isha 20 për qind i aftë për punë. Arka e sigurimit të papunësisë më njoftoi se tek një aftësi pune prej të paktën 20 për qind dhe nga fakti se tashmë isha i lajmëruar në sigurimin e invaliditetit IV/AI, ata janë të detyruar të bëjnë pagesa paradhënie në IV dhe se unë kam të drejtën e përfitimit të mëditjes së plotë. Javën e kaluar mora një vendim nga IV/AI, sipas të cilit niveli im i aftësisë së kufizuar është 30 për qind dhe për këtë arsye nuk kam të drejtë për pension invaliditeti. Dje, Arka e sigurimit të papunësisë më njoftoi se për shkak të vendimit të IV/AI, duhej të përshtatin të ardhurat e mia të siguruara me 70 për qind të mbetura të aftësisë sime për punë. E lejohet kjo?

Francesco Salerno:
Po, sepse detyrimi i Arkës së sigurimit të papunësisë për të bërë paradhënie përfundon në momentin në të cilin përcaktohet aftësia e mbetur për të punuar. Fitimet e siguruara paraprakisht janë në përputhje me fitimet që do të mund të kishit fituar pa kufizime shëndetësore. Për shkak të situatës së kufizimit të përhershëm të shëndetit tuaj, ju nuk mund t'i fitoni më këto të ardhura. Si pasojë e kësaj, Arka e sigurimit të papunësisë duhet të korrigjojë te poshtë të drejtën tuaj përfituese. Kjo vlen edhe atëherë, nëse ju nuk keni të drejtë për pension invaliditeti (IV/AI). (Work, 20.3.25)

Unë vij nga Tanzania. Aty kam punuar si kuzhiniere derisa u martova dhe më pas u zhvendosa në Zvicër. Para disa muajsh munda të merrja një pozicion si ndihmës kuzhinieres në një restorant në Bernë. Kur fillova të punoja, isha shumë i motivuar për t'i vu në shërbim aftësitë dhe përvojën time në kuzhinë. Mirëpo, mjerisht mua më jepeshin detyra thuajse vetëm në punë pastrimi. Dukej sikur puna ime është thjesht të pastroj dyshemenë dhe të laj enët, ndërsa kolegia ime spanjolle, e cili ka kohë që punon atje dhe është gjithashtu e punësuar si ndihmës kuzhiniere, përgatit ushqimet. Kur unë u ankova te shefi, ai më tha se njerëz si unë nevojiteshin vetëm për pastrim. Unë pyes veten, nëse me "njerëz si unë" mendonte në njerëzit me ngjyrën time të lëkurës. çfarë mund të bëjë unë, që të mbrohem nga kjo?

Montaña Martín: Është për të ardhur keq që ti duhet të bësh këtë përvojë dhe është e rëndësishme që ti të mos e pranosh këtë trajtim të padrejtë. Fatkeqësisht, ndodhin diskriminime të tilla, të cilat shpesh janë delikate dhe shpërfaqen në formën e pabarabartë të detyrave të punës. Ky është padyshim një rast racizmi dhe është e rëndësishme që të mos shikosh duarkryq këto diskriminime. Ti duhet të kërkosh një bisedë të hapur me shefin tënd. Përgatitu për këtë, që të përshkruash konkretisht, se si ndihesh e disfavorizuar dhe thuaj se do të dëshiroje të merresh më shumë përgjegjësi në kuzhinë dhe kështu të vesh në përdorim aftësitë dhe përvojat tua. Neni 321d i Ligjit të Detyrimeve i lejon punëdhënësit të nxjerrë udhëzime të përgjithshme në lidhje me kryerjen e punës dhe sjelljen e punonjësve në ndërmarrje, por ai nuk ka të drejtë që nga motivet diskriminuese t'i caktojë punonjësve të tij detyra të shpeshta ose ekskluzivisht të papërshtatshme. Në këtë rast, shefi juaj po keqpërdorë të drejtën e tij për të dhënë udhëzime për motive diskriminuese. Ai cenon parimin e trajtimit të barabartë dhe personalitetin e punonjësit sipas nenit 28 të Kodit Civil (ZGB) dhe nenit 328 të Ligjit të Detyrimeve (OR). Nëse kjo situatë vazhdon ose përkeqësohet, ti mund të mendohesh edhe për marrjen e masave ligjore, pasi diskriminimi në vendin e punës në Zvicër është i dënueshëm përmes dispozita të ndryshme ligjore dhe kushtetuese. Ti për ketë mund t'i drejtohesh sindikatës tënde ose në një qendër të specializuar këshillimi. Informacione të mëtejme mund të gjesh në: https://www.network-racism.ch/beratungsstellen.

Para pak kohësh kam dalë në pension të rregullt dhe mjerisht duhet të pranoj se pensioni im i AHV/AVS-së dhe ai i arkës pensionale mezi se mjafton për jetë:  Unë nuk kisha pagë të lartë dhe gjithmonë kam punuar me orar të pjesshëm. Pasi që nuk jam mirë me shëndet, dua që si shtojcë pensioni të kërkojë një punë. A është e mundur, që të përmirësojë pensionin tim të mëvonshëm të AHV/AVS-së?

Myriam Muff: Po. Nëse vazhdoni të punoni pas pensionimit të rregullt dhe keni të ardhura nga të cilat paguani kontributet e AHV/AVS, mundeni edhe njëherë të kërkoni një rillogaritje të pensionit tuaj të pleqërisë. Në këtë mënyrë mund të arrini rritjen e pensionit tuaj. Megjithatë, merren parasysh vetëm të ardhurat e fituara që i nënshtrohen kontributeve mes muajit vijues pas moshës normale të daljes në pension dhe muajit që mbushni moshën 70 vjeç (gjegjësisht deri në pesë vjet pas arritjes së moshës përkatëse të pensionit për gratë e lindura para 31 dhjetorit 1963, mosha e daljes në pension në kuadër të reformës AHV/AVS 21, që për gratë do rritet gradualisht nga mosha e daljes në pension me 64 në 65 vjeç). Gjithashtu është e rëndësishme shtesa e aplikueshme prej 1400 frangave në muaj (16 800 franga në vit): Të ardhurat e fituara deri në këtë shumë nuk i nënshtrohen kontributeve AHV/AVS. Rishtas, që nga 1 janari 2024, megjithatë personat e interesuar mund të zgjedhin nëse do ta përdorin ose jo këtë shtesë. Për ju kjo domethënë: Nëse hiqni dorë nga kjo, do të paguani më shumë kontribute AHV/AVS, gjë që më vonë do të kenë një efekt pozitiv në pensionin tuaj AHV/AVS. Me rëndësi të dini: Kërkesa për rillogaritje prek vetëm pagesat e pensioneve të ardhshme dhe nuk është e mundur në mënyrë retroaktive.

Si duhet të veproj saktësisht për një rillogaritje të tillë?

Myriam Muff: Për rillogaritje duhet të plotësoni formularin e aplikimit 318.383 «Kërkesë për rillogaritje të pensionit të pleqërisë sipas moshës referuese», të cilin e gjeni këtu. Këtë formular ju duhet ta dorëzoni në Arkën e kompensimit apo degët e saj ose nëpërmjet faqes së internetit ahv-iv.ch. Kohën për rillogaritje jeni të lirë ta zgjidhni ju. Pasi që rillogaritja mund të bëhet vetëm një herë, duhet ta mendoni se sa kohë dëshironi të vazhdoni të punoni pas daljes në pension. Meqenëse rillogaritja ndikon vetëm pagesat e pensioneve të ardhshme dhe vetëm për periudhën prej më së shumti 5 vitesh pas daljes në pension të rregullt, nuk duhet të prisni gjatë për të aplikuar për rillogaritje. Natyrisht se ju mund të ndaloni së punuari më herët dhe atëherë edhe të dorëzoni aplikacionin. Llogaritni me një kohë të caktuar përpunimi dhe dorëzoni aplikacionin tre deri në katër muaj përpara datës së dëshiruar të rillogaritjes. (Work, 6.12.24)

Në ndërmarrjen tonë ne tani duhet të japim dëshirat tona për pushime për vitin 2025. Me fëmijët që vijojnë shkollën unë jam i detyruar, që pushimet ti marrë gjatë pushimeve shkollore  A mundet punëdhënësja ime të refuzojë këtë?

Rahel Beyeler: Nëse palët nuk gjejnë zgjidhje, atëherë punëdhënësi vendosë për kohën e pushimeve. Me këtë rast, ajo duhet të marrë parasysh dëshirat e punonjësve në masën që kjo është në përputhje me interesat e ndërmarrjes. Gjithmonë nëse është e mundur, pushimet duhet të planifikohen në një kohë të përshtatshme për punonjësit - në rastin tuaj, gjatë pushimeve shkollore të fëmijëve. Gjithashtu duhet të merren parasysh edhe nevojat personale të punonjësve të tjerë, si fjala bie dëshira për të marrë pushime menjëherë pas pushimit të lehonisë ose atësisë, për të marrë pjesë në gara ose për të ndjekur një hobi sezonal. Duhet të peshohen interesat e gjithanshme, ku në rast mëdyshjeje përparësi kanë interesat e punëdhënësit. Nëse punëdhënësi shpërfill kërkesën tuaj për pushime pa ndonjë arsyetim të qëndrueshëm të interesave të ndërmarrjes, ai tejkalon të drejtën e tij për të përcaktuar kohën së pushimit. Edhe pse në këtë rast, pas dështimit të marrëveshjes, ju mund t'i merrni pushimet krye në veti, ju këshilloj të jeni të kujdesshëm. Nëse më pas ju largojnë nga puna, në rastin më të mirë do të merrni kompensim, mirëpo do të keni humbur vendin e punës. (Work, 23.1.25)

Në ndërmarrjen tonë kishte gjithmonë shumë punë për të bërë dhe për vite të tëra punëdhënësi im më ngarkonte punë të shumta. Unë nuk jam ankuar, edhe gjatë fundjavave vihesha në gatishmëri për të punuar dhe në vitin e fundit nuk arrita të marr fare pushimet. Pastaj u teprua gjithçka dhe unë u sëmura - mjekja ime flet për një depresion tipik rraskapitës (Burnout). Ka nja gjysmë viti unë jam i shkruar  si i sëmurë dhe marr paratë e mëditjeve të sigurimit të mëditjeve në rast sëmundjeje. Tani punëdhënësja im më ka dhënë letrën për largim nga puna për fund të muajit. A lejohet që ajo ta bëjë këtë gjatë kohës sa jam i sëmurë?

Rahel Beyeler: Po, kjo në parim është e mundur. Ligji parasheh periudhat e ndërprerjes - të ashtuquajturat periudha të mospagimit për shërim. Në këtë periudhë juve nuk mund t'u jepet dorëheqje. Varësisht nga kohëzgjatja e marrëdhënies në punë periudhat e ndërprerjes zgjasin nga një deri në gjatë muaj. Varësisht nga Kontrata Kolektive e Punës (KKP) periudhat e ndërprerjes mund të zgjasin edhe më gjatë. Në rastin më të mirë, ju si punëmarrës jeni të mbrojtur nga largimi nga puna për aq kohë sa merrni mëditjet nga sigurimi i mëditjeve në rast të sëmundjes ose përfitimet e sigurimit të aksidenteve. Nëse këto periudha ndërprerjeje kanë skaduar, punëdhënësja mund të prishë marrëveshjen e marrëdhënies së punës  shkaku i sëmundjes, e cila dëmton aftësinë e punës.

A vlen kjo edhe për mua, që jam sëmurë nga puna e tepërt?

Rahel Beyeler:
Në rastin tuaj, dorëheqja ndoshta është keqpërdorur. Nëse një punëdhënës: e në mënyrë konstante jep shumë punë për të kryer dhe nuk lenë kohë të mjaftueshme për të marrë veten, atëherë nuk respektohet detyra e kujdesit që ngarkohet sipas nenit 328 të drejtës obligative. Nëse punëdhënësi ju largon nga puna për shkak të një sëmundjeje, për të cilën ajo ka luajtur një rol kyç në shkaktimin e saj, kjo përbën padrejtësi sipas nenit 336 të drejtës obligative. Prandaj për ketë shkak ju mund të kërkoni nga punëdhënësja juaj një kompensim prej deri gjatë paga mujore. Mirëpo dorëheqja si e tillë është e vlefshme. Nëse ju vendosni që të kërkoni një kompensim para gjyqit, duhet që të bini dëshmi mbi keqpërdorimin. Kjo domethënë që ju duhet të provoni se jeni sëmurur rëndë për shkak të ngarkesës së tepërt të punës dhe se punëdhënësja juaj e dinte se keni vuajtur nga presioni i punës. Prandaj është e rëndësishme të informoni punëdhënësen me kohë për çdo mbingarkesë. Së fundi, ju në gjykatë gjithashtu duhet të provoni se ju kanë larguar nga puna për shkak të sëmundjes tuaj dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Praktikisht, nuk është e lehtë që në gjykatë të provosh se dorëheqja ishte keqpërdoruese dhe e padrejtë. (Work, 17.10.24)

Unë kam filluar punën në një ndërmarrje të vogël në mes të qytetit. Aty kanë dhomë pushimi si dhe një oborr të vogël. Në ketë oborr të brendshëm është ndaluar pirja e duhanit. Nuk e kuptoj pse nuk më lejohet të pi duhan në ajër të pastër në këtë oborr të brendshëm dhe në vend të kësaj më duhet të dal jashtë në trotuar - ndërmarrja nuk ka asnjë zonë tjetër të jashtme që i përket edhe pse ndodhet në një zonë të madhe e rrugë e zhurmshme. A mund ta ndalojë vërtet punëdhënësja ime pirjen e duhanit në oborr?

Myriam Muff:
Po. E drejta obliguese parasheh të drejtën e punëdhënësit për të nxjerrë udhëzime. Në kuadër të kësaj të drejte për të dhënë udhëzime, punëdhënësi mund të nxjerrë udhëzime të veçanta si për kryerjen e punëve ashtu edhe për sjelljen në ndërmarrje. Pra, është i lejuar një udhëzim që ndalon pirjen e duhanit në ambientet e ndërmarrjes, d.m.th. edhe në oborrin e brendshëm. Pasi që ka vetëm një dhomë pushimi të mbyllur pranë këtij oborri të brendshëm dhe jo një zonë të veçantë në natyrë ku mund të qëndronin jo duhanpirësit, ky udhëzim është gjithashtu i justifikuar sepse në të kundërtën joduhanpirësit do të shqetësoheshin, bile edhe do të diskriminoheshin, nga duhanpirësit jashtë. (Work, 19.9.24)

A mund të kërkoj arka e papunësisë kthimin e parave edhe në mënyrë retroaktive

Pasi që ish punëdhënësja ime më largoi nga puna, unë u regjistrova në RAV/ORP Entin regjional për ndërmjetësim pune dhe tek Arka e papunësisë kam dorëzuar aplikimin për kompensim për papunësi. Pasi që pas dy muajsh papunësi kam gjetur një vend të ri pune, unë munda të çregjistrohem nga ndërmjetësimi për punë. Një muaj më pas nga Arka e papunësisë unë mora një vendim.  Në vendim qëndronte, që unë për shkak të papunësisë së vetëshkaktuar do të më zbriteshin mëditjet e kompensimit. Për shkak të ç' lajmërimit, këto nuk mund të shlyheshin më me pagesat vijuese dhe për rrjedhojë do të më duhej të ktheja një pjesë të kompensimit të papunësisë që mora. A ka të drejtë të veprojë kështu Arka e papunësisë?

Francesco Salerno: Po, Arkës së papunësisë i lejohet të paguajë në mënyrë retroaktive ditët e pushimit duke kërkuar mbrapsht përfitimet e mëditjeve që janë paguar tashmë. Ky është rasti nëse sqarimet për një papunësi të vetëshkaktuar nuk kanë përfunduar ende në momentin e çregjistrimit dhe nuk është më e mundur shlyerja e mëditjeve të zbritura shkaku i papunësisë së vetëshkaktuar me pagesat vijuese. Është me rëndësi, që Arka e papunësisë të lëshojë vendimin brenda gjashtëmujorit të afatit të zbatimit. Ky afat fillon me ditën e parë pas përfundimit të marrëdhënies në punë. Nëse nuk pajtoheni me vendimit, ju duhet që të ankoheni brenda 30 ditëve pas marrjes së vendimit, edhe nëse jeni çregjistruar.

A kam të drejtë në lejen e përhershme të qëndrimit C?

Në vitin 2019 kam gjetur një vend pune me afat një vjeçar në Bernë dhe nga Irlanda jam zhvendosur në Zvicër. Unë kam marrë në leje qëndrimi B të BE/EFTA. Leja e qëndrimit ka skaduar në vitin 2024, mirëpo ajo është zgjatur. Në ndërkohë kam gjetur një vend pune të përhershëm dhe dua të qëndroj përgjithmonë në Zvicër, pasi që këtu jam njohur edhe me partneren time jetësore.  Një kolege pune italiane më tha, se ajo pas 5 vitesh me leje ka marrë një lejeqëndrimi C, pra një leje të përhershme qëndrimi.  A kam pasur edhe unë të drejtën në leje të përhershme qëndrimi C pas 5 viteve?

Marina Wyss: Jo, ju nuk e keni një të drejtë të tillë. Ju jeni shtetas irlandez. Pasi që Irlanda është një vend i BE/EFTA, ju bini nën fushëveprimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë ndërmjet Zvicrës dhe BE-së. Tek kontratat e punës, që zgjasin së paku 365 ditë, në parim lëshohet një lejeqëndrimi (vjetore) B. Autoritetet e Zvicrës munden pas 10 vitesh qëndrimi legal, nëse në 5 vitet e fundit pandërprerë është poseduar lejeqëndrimi B, të lëshojë një lejeqëndrimi të përhershme C. Meqenëse ligji flet për "mund", i lihet në dorë maturisë së autoriteteve që të përcaktojnë, veçanërisht duke kontrolluar shkallën në të cilën personi është i integruar. Tek kolegia juaj e punës nga Italia kemi të bëjmë me një situatë tjetër fillestare. Zvicra me Italinë kanë lidhur një marrëveshje tjetër ndërshtetërore, një marrëveshje mbi qëndrimin e përhershëm.  Nëse plotësohen parakushtet e përcaktuara aty, shtetasit italianë marrin një lejeqëndrimi të përhershme pas vetëm 5 vjetësh (sikur edhe shtetasit zviceranë, anasjelltas, në Itali).

Leja e qëndrimit shumëvjeqare për shtetasit e vendeve të treta

Për arsye profesioni në vitin 2023 nga Serbia jam zhvendosur në Zvicër. Unë kam gjetur një vend pune tek një korporatë ndërkombëtare. Kontrata ime e punës ishte e kufizuar në një vit. Në ndërkohë fatbardhësisht kam një vend pune të përhershëm, pasi që njohurit e mija të anglishtes janë shumë të mira. Mirëpo Enti i migracionit donë të ma zgjasin lejen e qëndrimit vetëm për një vit. A nuk kam unë të drejtë për një lejeqëndrimi më të gjatë apo edhe për një lejeqëndrimi të përhershme?

Marina Wyss:Jo, si shtetas i Serbisë ju nuk bini në fushëveprimin e Lëvizjes së Lirë mes Zvicrës dhe Be-së, dhe një lejeqëndrimi në parim nuk lëshohet për 5 vite. Tek personat i ju, që nuk vijnë nga një vend i BE/EFTA, bëhet fjalë për pjesëtarë të shteteve të treta. Këta marrin nën parakushte të ashpërsuara një leje në tregun zviceran të punës, me ç’ rast punëdhënësi juaj për këtë duhet të paraqesë një kërkesë tek autoritetet e migracionit. Këto vende pune pos tjerash numerikisht janë të kufizuara (kontingjentet). Ligji thotë, që tek zgjatja e një lejeqëndrimi për të përcaktuar afatin e kohëzgjatjes do të merret parasysh integrimi i personit përkatës. Në qoftë se flisni vetëm anglisht e jo edhe gjermanisht, kjo mund të jetë një nga arsyet për lejeqëndrimi të kufizuar. Për një lejeqëndrimi të përhershme ju në parim duhet të dëshmoni një qëndrim të vlefshëm prej 10 vitesh në Zvicër.

A munden me më ndjekin penalisht organet tatimore?

Federica Colella: Jo. Për pagesën e tatimit burimor është përgjegjës borxhliu i kontributit tatimor, pra punëdhënësi. Këtë e thotë ligji federal mbi harmonizimin e tatimit të drejtpërdrejtë të kantoneve dhe komunave (StHG) dhe ligji federal për tatimet e drejtpërdrejta (DBG).  Për transferimin e tatimit burimor tek autoritetet përgjegjëse, pos tjerash, punëdhënësi merr një referencë provizore.  

Vetëm nëse punëdhënësi ka bërë një zbritje të pamjaftueshme ose nuk ka bërë zbritjen fare dhe autoriteti vlerësues nuk është në gjendje të mbledhë më pas këtë taksë nga borxhliu, mund t'i kërkojë tatimpaguesit të paguajë detyrimisht borxhin e tatimit burimor. Duhet pas parasysh ndër të tjera se punëdhënësi është fajtor për mashtrim tatimor, nëse mban për veti shumën e tërhequr nga paga e punonjësit për tatimit burimor në vend që t'ia paguajë autoritetit tatimor.

A kam unë të drejtë në përfitim nga sigurimi për fatkeqësi?

Unë kam punua për një bujk. Pak kohë pas fillimit të punës unë pësova një fatkeqësi të rëndë me traktor. Më është dashur të qëndrojë për shumë ditë në spital dhe isha gjatë i paaftë për punë. Dhe mjerisht mësova se bujku më kishte punësuar në të zezë. Konkretisht unë nuk isha i regjistruar tek sigurimet shoqërore. A kam të drejtë megjithatë të përfitojë nga ligji federal mbi sigurimin në rast fatkeqësie në punë ?

Federica Colella: Po. Secili person, i cili punon në Zvicër, është detyrimisht i siguruar ndaj fatkeqësive profesionale tek një sigurim për raste të fatkeqësive. Nëse një person punon së paku 8 orë në javë, atëherë është i siguruar gjithashtu edhe kundër aksidenteve joprofesionale.  Sigurimi në rast fatkeqëie në punë mbulon posaçërisht koston për trajtim mjekësorë pa vet mbulesë dhe pa pjesëmarrje në harxhime dhe një pjesë të humbjes së fitimit, i cili si shkas ka dëmtimin shëndetësor që lidhet me fatkeqëinë. Disa punëmarrës, fjala bie në industrinë e ndërtimit, janë vetëm për shkak të ligjit, pra "automatikisht", të siguruar tek Suva. Në raste të tilla punëdhënësi duhet që secilin punëmarrës të ri ta regjistrojë tek Suva.  Nëse ai nuk e bënë ketë, megjithatë një punonjës i aksidentuar mund të kërkojë tek Suva marrjen përsipër të mbulimit të kostove të fatkeqësisë. Tek punëmarrësit, për të cilët ligji nuk parasheh sigurim "automatik" tek Suva, është detyrë e punëdhënësit, që të lidhë një kontratë sigurimi me një sigurim aksidental. Nëse punëdhënësi nuk e ka bërë këtë apo nëse ai nuk i paguar premitë, atëherë kyçet arka zëvendësuese e sigurimit për fatkeqësi në profesion dhe kujdeset për dhënien e përfitimeve të parapara ligjore. Punëmarrësit bujqësor nuk u takojnë të siguruarve "automatikisht". Ju mundeni pra që fatkeqësinë përmes Onlineformular ta regjistroni tek arka zëvendësuese. Kështu mundeni edhe ju të merrni përfitimet e sigurimit.

Natyrisht kjo nuk domethënë që puna në të zezë është pa rrezik. Përkundrazi, ajo në raste të veçanta mund të ketë pasoja të rënda si për punëdhënësin ashtu edhe për punëmarrësin.

Nga kur ka pension të sigurimit në rast fatkeqësie?

Para disa muajsh kisha një fatkeqësi. Tani për tani marr paratë nga sigurimi në rast fatkeqësie dhe shpresojë, që lëndimet e mija të shërohen plotësisht dhe që unë përsëri të mund të ushtrojë plotësisht punën time fizike. Mirëpo, çka nëse kjo nuk do të jetë e mundur? A do të marr unë një pension fatkeqësie, dhe nëse po, nga kur?

Myriam Muff: Po, në një rast të tillë do të kishit këtë të drejtë. Për të marr një pension fatkeqësie, nevojiten dëmtime të mbetura në aftësinë e punës. Si i paaftë për punë vlen, kush përkundër trajtimit dhe përpjekjeve integruese, bie fjala pas një fatkeqësie, mbetet i dëmtuar për punë.  Se a do të fitohet e drejta e pensionit dhe në cilën lartësi, varet nga shkalla e invaliditetit.   Me këtë rast është me rëndësi të dihet, se invaliditeti duhet kuptuar ekonomikisht dhe jo medicinalisht. Kështu bëhet përcaktimi se çfarë të ardhurash mund të fitoni në tregun e punës, pra në një pozicion teorik, pavarësisht nëse një pozicion i tillë pune ekziston në të vërtetë apo jo. Kjo rezulton me të ashtuquajturat të ardhurat e invalidit. Të ardhurat, që do të mund ti arrinit pa dëmtimet shëndetësore, emërtohen si "të ardhurat e vlefshme". Shkalla e invaliditetit rezulton nga marrëdhëniet e përqindjes mes të të ardhurave të vlefshme dhe të ardhurave të invalidit. Përderisa në sigurimin e invaliditetit tek pas një shkalle invaliditeti prej 40 përqind epet një pension invalidi, sigurimi i fatkeqëisë paguan një pension qysh nga shkalla e invaliditetit prej 10 përqind, Pensioni matet në një bazë prej 80 përqind të fitimit vjetor, pra e pagës, që ju keni marrë brenda një viti para fatkeqësisë. Nga kjo llogaritet sipas lartësisë së shkalles së invaliditetit edhe lartësia e pensionit.

Unë jam 60 vjeç dhe kam dhënë dorëheqje nga puna për arsye personale. Momentalisht po peshoj mundësitë e mia dhe po kontrolloj nëse mund të marr një pension të parakohshëm nga arka e pensioneve profesionale. Njëkohësisht do të regjistrohesha si i papunë dhe do të kërkoja një punë të re, pasi vetëm pensioni im i arkës së pensionit nuk do të mjaftonte. Mirëpo një shok ma ka bërë me dije, që unë nuk do të marrja asgjë nga arka e papunësisë, nëse do të veproja kështu. A është e vërtetë?

Natasa Jevdenić: Jo, kjo tani nuk është më kështu. Rregullat ligjore kanë ndryshuar me reformën e AHV/AVS nga 1 janari 2024. Që nga ky vit, marrja e pensionit të parakohshëm nga arka pensionale profesionale apo nga ajo e pleqërisë AHV/AVS, më nuk përjashton kompensimin e papunësisë. Arka e papunësisë në raste të tilla kontrollon se a plotësohen parakushtet e përfitimit. Përfitimi nga pensioni profesional dhe/ose përfitimet nga AHV/AVS do të zbriten plotësisht nga kompensimi mujor i papunësisë. Nëse përfitimet e mëditjeve të papunësisë janë më të larta se pensioni, do të paguhen përfitimet ditore të papunësisë. Nëse përfitimet e mëditjeve të papunësisë janë më të ulëta se pensioni, arka e papunësisë nuk do të paguajë. Do të akumulohej pension nga arka e pensioneve profesionale dhe një tërheqje e parakohshme nga AHV/AVS.

 

(Work, 4.4.24)

Përse unë marrë vetëm 80 përqind të pagës sime në rast sëmundje?

Unë jam marangoz. Në janar më ka ra një grip. Mjeku më ka dhënë një javë pushim shtrati. Pasi në fund të muajit kontrollova llogarinë e orëve, pash se ishin shënuar 8,3 orë minus. Në llogarinë e orëve unë pash, se një pjesë e pagës sime ishte paguar vetëm me 80 përqind. Kur pyeta në zyrën e personelit, personi përgjegjës (HR) më shpjegoi, se ekziston një sigurim i mëditjeve në rast sëmundjeje. Sipas KKP ky sigurim paguan tek nga dita e dytë e mungesës në punë. Andaj orët e ditës së parë më janë llogaritur si orë minus. Nga dita e dytë punëdhënësi duhet të paguaj vetëm 80 përqind të pagës. A qëndron ky pohim?

Marina Wyss: Po. Në Kontratën Kolektive të Punës për sektorin e zdrukthëtarisë thuhet, që punëdhënësi duhet të sigurojë kolektivisht punëmarrësit që i nënshtrohen KKP-së për pagesën e mëditjes së sëmundjes në rast të paaftësisë për punë. Vijimi i pagesës së pagës duhet të kryhet nga dita e dytë të pengesës në punë, kjo thuhet shprehimisht kështu në KKP. Domethënë, dita e parë shkon në kurriz të punëmarrësit. Nëse është lidhur një sigurim i mëditjeve në rast sëmundjeje, ai paguan 80 përqind të pagës. Nëse punëmarrësi është i sëmurë për një kohë të gjatë, sigurimi i mëditjeve të sëmundjes paguan mëditje për këtë rreth dy vjet (720 ditë). Pa rregullim në një KKP duhet që punëdhënësi që nga dita e parë të vazhdojë të paguajë pagën 100 përqind, mirëpo për një kohëzgjatje më të shkurtër. (Work, 4.4.24)