Punë
Politikë
Vapa e madhe në kantieret e ndërtimit

Shëndeti i punëtorëve të ndërtimit duhet pas përparësi para afateve

- Hilmi Gashi

Këto ditë termometri në shumë rajone po arrin 33 gradë Celsius e më lart. Për punëtorët e ndërtimit që punojnë shumë nën diellin përvëlues, kjo mund të ketë pasoja serioze shëndetësore.

Dielli dhe nxehtësia përvëluese jo vetëm që janë lodhëse, por gjithashtu përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë në punë. Nxehtësia e lartë dhe e jashtëzakonshme mund të çojë në humbjen lëngjeve, goditje nga dielli dhe goditje nga nxehtësia. Rreth një mijë punëtorë zhvillojnë kancer të lëkurës në punë çdo vit. Sipas Fondit Zviceran për Sigurim të Fatkeqësive të njohur si SUVA/CNA, rreziku i fatkeqësive në kantieret e ndërtimit rritet me një shifër marramendëse prej shtatë përqind në ditët me temperatura mbi 30 gradë Celsius. Punëtorët e ndërtimit ndërtojnë shtëpitë, shkollat, spitalet dhe rrugët e transportit në Zvicër: mbrojtja e duhur e shëndetit të tyre duhet të jetë e natyrshme. Nevojiten ditë pune më të shkurtra dhe puna e rëndë jashtë në natyrë duhet të ndalet në temperatura ekstreme mbi 33 gradë Celsius.

Shëndeti i punëtorëve të ndërtimit sakrifikohet për shkak të presionit të afateve

Edhe rregulloret e sigurisë që janë aktualisht në fuqi, sakrifikohen shumë shpesh për shkak të presionit në rritje të afateve të ndërtimit. Shumë klientë të projekteve të ndërtimit po kërkojnë afate gjithnjë e më të shkurtra nga kompanitë e ndërtimit. Këto afate zbatohen më pas me rigorozitet me ndihmën e gjobave të larta kontraktuale për vonesat. Në fund të fundit, janë punëtorët e ndërtimit ata që paguajnë çmimin me shëndetin dhe jetën e tyre familjare: duke punuar edhe më shpejt, duke bërë edhe më pak pushime dhe duke punuar jashtë orarit edhe në vapë ekstreme.

Nisma politike për mbrojtje më të mirë të shëndetit në kantieret e ndërtimit

 

Në fund të vitit 2024, Këshilli Kombëtar miratoi një propozim të mbështetur nga partnerët socialë në industrinë e ndërtimit, "Forcimi i Mbrojtjes së Shëndetit për Punëtorët e Ndërtimit, Zgjatja e Afateve Gjatë Valëve të Nxehtë", me një shumicë të qartë. Ky propozim përcakton që një shtyrje e datës së përfundimit gjatë vapës ekstreme duhet të jetë e mundur pa rrezikuar ndëshkim kontraktual. Propozimi tani është në pritje para Këshillit të Kantoneve. Punëtorët e ndërtimit të Zvicrës po i bëjnë thirrje Këshillit të Kantoneve të marrë përgjegjësinë dhe, duke miratuar propozimin, të japë një kontribut të rëndësishëm dhe të nevojshëm për mbrojtjen e shëndetit në kantieret e ndërtimit.

Informohuni mbi masa të rëndësishme mbrojtëse:

Gjermanisht Arbeitssicherheit auf dem Bau - dein Ratgeber

Frängjisht Sécurité au travail dans la construction - ton guide

Italisht Sicurezza sul lavoro nell'edilizia - la tua guida