02.07.2025 – Redaksia
xx
Prej një korrikut nisë zbatimi i marrëveshjes për pensione mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo u sjellë përfitime të mëdha për mijëra qytetarë shqiptar të cilët punojnë në Itali. por edhe për qytetarë italian, të cilët kanë punuar dhe punojnë në Shqipëri. Marrëveshja mundëson që vitet e punës të kryera në Shqipëri dhe Itali të mblidhen për efekt pensioni, duke shmangur ndëshkimet për ata që kanë migruar nga njëri vend në tjetrin. Kjo ishte një kërkesë shumëvjeçare e komunitetit shqiptar në Itali, i cili përbën njërin prej komuniteteve më të mëdha të emigrantëve atje. Në Itali jetojnë dhe punojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Deri tani, ata që kishin periudha pune në Shqipëri dhe Itali përballeshin me vështirësi për të mbledhur vitet e kontributeve për të përfituar pension të plotë. E njëjta gjë vlente edhe për qytetarët italianë që kishin punuar në Shqipëri pas viteve ’90.
Për më shumë informacione kontaktoni Institutin Kombëtarë të Sigurimeve Ssoqërore:
ISSH