Të dielën e kaluar, votuesit zviceran kundërshtuan me shumicë dërrmuese reformën e Ligjit për përkujdesje profesionale LPP, e njohur si Arka të Pensionit. 67 për qind e atyre që votuan kundërshtuan reformën e skemave të pensioneve profesionale (LPP) dhe në këtë mënyrë parandaluan vjedhjen e pensioneve.
Një rezultat kaq i qartë ishte një befasi e madhe si për kundërshtarët ashtu edhe për mbështetësit. Pas katër vitesh debati në parlament, një koalicion i gjerë i qendrës së djathtë është deklaruar në favor të reformës. Edhe shoqatat e biznesit e kanë mbështetur reformën. E megjithatë në fund pati një jo të qartë nga popullata, e cila refuzoi me një qartësi politikanët borgjezë dhe lobistët e tyre në banka dhe kompanitë e sigurimeve.
Me një pjesëmarrje prej 45.04%, të gjitha kantonet u shprehën kundër reformës. Një rezultat i tillë tregon se sistemi pensional në Zvicër ka nevojë për një ndryshim, por në një drejtim krejtësisht tjetër. Nevojitet më shumë solidaritet dhe drejtësi sociale dhe jo vjedhje të pensioneve nga njerëzit, të cilët paguajnë kontribute dhe gjithë të drejtë presin të marrin pensione korrekte. Fondet e pensioneve kanë para të mjaftueshme për të paguar pensionet pa ulur pensionet e njerëzve të moshuar. Ekziston nevoja për një mekanizëm të pavarur kontrolli që do të përfaqësonte interesat e të siguruarve, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjen e kostove. Kompanitë private të sigurimeve dhe bankat fitojnë shumë nga paratë nga fondet e pensioneve. Problemi kryesor është: nivelet e pensioneve shumë të ulëta dhe pabarazia në dëm të grave. Unia e mbështetë një reformë, një zgjidhje të bazuar në solidaritet të bazuar në modelin e pagesave për përkujedin ndaj fëmijëve, sikurse ekziston te fondi pensioal AHV/AVS. Për më tepër, qasja në Arkë të pensionit edhe për njerëzit me punë me kohë të pjesshme duhet të adresohet urgjentisht.