Punë
Jeta në Zvicër
Migracion
Mbështetja nëpërmjet Unia

Njohja e diplomave të huaja

- Nivalda Still

Njohja e diplomave të huaja në Zvicër mund të paraqet një sfidë - dhe ndërlidhet me kosto të konsiderueshme. Si anëtar i Unia, ne ju ndihmojmë të kuptoni procesin e njohjes në Zvicër dhe të gjeni pikën e duhur të kontaktit për profesionin tuaj. Ne marrim përsipër gjithashtu një pjesë të tarifave përkatëse (maksimumi 50%, më së shumti gjithsej 750 franga) për njohjen e diplomës suaj, p.sh. për paraqitjen e aplikimeve, provimeve apo përkthimeve të nevojshme.

Përse është e rëndësishme njohja?

Njohja e kualifikimeve tuaja është shpesh çelësi për të qenë në gjendje të punoni në fushën tuaj profesionale, të merrni një pagë të arsyeshme dhe të ndërtoni perspektiva afatgjata në Zvicër.

Ne jemi këtu për ty

Ne të ndihmojmë të tejkalosh hendeqet burokratike! Kontakto sekretariatin e Unia të regjionit tënd, për të mësuar më shumë mbi njohjen e diplomës  në Zvicër. Informacione të rëndësishme ti mund të gjesh në faqen tonë FAQs