Sivjet skadon Kontrata Kombëtare e Punës në Ndërtimtari (KKP) dhe duhet të ri negociohet. Së bashku me Unia punëtorët e ndërtimtarisë kërkojnë orare pune të përshtatshëm për jetën familjare dhe forcimin e fuqisë blerëse. Të shtunën, me 17 maj ata për ketë do të dalin në rrugë.
Kontrata Kombëtare e Punës në ndërtimtarinë kryesore është njëra nga Kontratat më të rëndësishme Kolektive të Punës në Zvicër. Ajo rregullon pagat dhe kushtet e punës e të rreth 80'000 punëtorëve të ndërtimtarisë në Zvicër. Pa KKP ne ndërtimtari do të mbretëronte perëndimi i egër: Javë 50-orëshe, pa pagë minimale dhe pa rrogën e 13-të mujore, vetëm katër javë pushime dhe derëhapur për ulje të pagave.
Së shpejti do të nisin negociatat me shoqatën e ndërtuesve. Punëtorët e ndërtimtarisë dhe Unia nga ana e tyre kanë kërkesa të qarta, si do duhej të dukej KKP e re. "Unë punoi që nga vegjëlia në ndërtimtari. Ndërtimtaria është pasioni im. Por diçka po shkon keq në këtë sektor. Shumë punëtorë të mirë po e lënë sektorin dhe shumë pak të rinj po vijnë në sektor. Tani na duhen ndryshime.” thotë Peter Leuenberger, një kryepunëtor ndërtimtarie me përvojë dhe sindikalist aktiv. Ai ka të drejtë. Sipas statistikave zyrtare çdo i dyti murator gjatë karrierës së tij po e lenë sektorin. Gjithashtu, numri i praktikantëve të rinj është përgjysmuar vitet e fundit. Arsyeja: rritja e presionit tek afatet dhe presioni i çmimeve, që për punëtorët e ndërtimtarisë do të thotë ditë pune pafund, kohë të gjata udhëtimi dhe rritje të orëve shtesë.
Në mbledhjen e përgjithshme të madhe vjeshtën e kaluar, punëtorët aktivë të ndërtimtarisë përcaktuan kërkesat e tyre kryesore:
Nga që sektori i ndërtimtarisë duhet të bëhet më atraktiv!
"Negociatat për Kontratë 2025 do të jenë gjithçka tjetër përpos të lehta. Në të kaluarën, Shoqata e sipërmarrësve kërkonte ditë pune më të gjata, më shumë orë shtesë dhe paga më të ulëta për punëtorët më të moshuar të ndërtimtarisë – e kundërta e asaj që u nevojitet punëtorëve të ndërtimit”, thotë Nico Lutz, drejtuesi i negociatave të Unia-s. Kjo e bën edhe më të rëndësishme që, përmirësimet në KKP, të kërkohen dhe të zbatohen qartë. Prandaj të shtunën, më 17 maj është planifikuar një ditë e madhe demonstrimi nga punëtorët e ndërtimtarisë. Punëtorët e ndërtimtarisë nga Zvicra gjermanofolëse dhe Tiçino dalin në Cyrih në rrugë, punëtorët e ndërtimtarisë nga Zvicra perëndimore tubohen në Lozanë. Edhe miq, familjarë dhe mbështetës solidarizues janë të mirëseardhur!
Informacione mbi udhëtimin falas i gjeni këtu:
www.unia.ch/bau-demowww.unia.ch/manif-constructionwww.unia.ch/manifestazione-edili