Për bisedimet e pagave në vjeshtë Unia kërkon garanci të rritjes së pagave për të gjithë punëmarrësit, që të merret parasysh kompensimi i inflacionit dhe veçanërisht prapambetja skandaloze e pagave, të cilat në vitet e fundit në ndërtimtari janë të dukshme.
Përkundër porosive dhe fitimeve rekorde punëdhënësit refuzojnë, që të kompensojnë inflacionin dhe që të rrisin pagat reale. Parashikimet për profesionin e bukur dhe krenar të muratorit sa vijnë e janë duke u tretur. Duke pasur parasysh mungesën e fuqisë punëtore dhe nevojës për konkurrencë korrekte megjithatë nevojiten zgjidhje të qëndrueshme. Unia mobilizon edhe më tej dhe nuk do të tërhiqet.
Përkundër rritjes së harxhimeve jetësore dhe për dallim të punëdhënësve në sektorët tjerë, punëdhënësit në ndërtimtari janë bërë të shurdhër karshi nevojave legjitime të punëmarrësve, duke refuzuar në vjeshtën e fundit një rritje të përgjithshme pagash dhe duke ndërprerë bisedimet. Edhe përkundër faktit të uljes së pagave mes vitit 2016 dhe 2022. Anketa aktuale e Unia dhe Syna tregon, që përkundër fitimeve rekorde në sektor 48% e punëtorëve të ndërtimtarisë nuk kanë marrë rritje pagash, pagat e tyre janë tkurrur për më shumë se 2% , dhe shumica e atyre, të cilët kanë pas rritje page, kanë marrë më pak se inflacioni. Kështu 90% e punëtorëve të ndërtimtarisë kanë pasur një humbje reale të pagave.
Sektori vuan nga mungesa e fuqisë së kualifikuar. Qysh tani çdo i dyti murator largohet nga profesioni para moshës 30 vjeç. Dhe nuk ka mjaftueshëm shegert, që mund ti përmbahen kushteve të punës. Deri në vitin 2040 do të mbetet i pa zëvendësuar çdo i treti vend pune. Ditë më të gjata pune, rritje presioni, ulje e fuqisë blerëse. Nëse punëdhënësit nuk duan që të mbyllin ndërmarrjet, duhet ta kuptojnë, që punëmarrësit nuk duan të vuajnë më tej dhe se puna e mirë ka nevojë për njerëz, të cilët duan punën e tyre dhe që ndihet të respektuar. Në anët tjetër ndërmarrjet korrekte janë të interesuara dhe kujdesen që të mbretërojnë kushtet dinjitoze, duke mundësuar rritje pagash. Marrë parasysh konkurrencën mes ndërmarrjeve, që bëjnë dumping në paga dhe provojnë të shmangin inspektorët dhe gjykatat, duhet të zbatohen praktika sociale kontraktuale. Gazetat janë përplot skandale dhe dënime. Shoqata Zvicerane e Sipërmarrësve të ndërtimit (SBV) duhet të tregojë interes, që të gjitha ndërmarrjeve tu garantohen kushte të njëjta dhe që të angazhohet për një partneritet të vërtetë social.