Foto e huazuar nga Shoqata e furrëtarëve dhe pastiçerëve
Punë
KKP e re për furrtari dhe pastiçeri

Paga më të mira, shtesa të natës për të gjithë dhe më shumë fundjavë të lira

- Darinka Filipovic

Punëdhënësit dhe punëmarrësit u pajtuan në fillim të vitit për një Kontratë të re Kolektive të Punës për furrtari dhe pastiçeri. KKP e re vije me përmirësime të konsiderueshme. Dhe sindikata Unia përsëri ishte në tryezën e bisedimeve dhe ka bashkëndikuar në recetën e suksesit.

SI BUKËT TAZE: KKP e re është e dëshiruar

Një nga të arriturat më të mëdha janë rregullat e reja përreth pagave. Këto në KKP-në e re janë përshtatur automatikisht me shtrenjtimin. Partnerët social pos tjerash kanë siguruar, që nuk do të ketë humbje të fuqisë blerëse dhe se pagat do të ngritën.  Paga minimale për personat me një certifikatë profesionale (EBA) është rishtas tek 3900 franga. Kushdo që ka përfunduar një arsimim në furrtari e pastiçeri EFZ, merr së paku 4400 franga. Dhe profesionistët me provim profesional fitojnë së paku 5350 franga.

Edhe shegertët do marrin më shumë pagë

Edhe pagat e shegertëve do të merren parasysh. Pagat minimale për profesionistët e rinj: Praktikantët EBA marrin në vitin e parë të arsimimit 850 ndërsa në të dytin 950 franga. Praktikantëve EFZ u takojnë në vitin e dytë së paku 1050 franga ndërsa në vitin e tretë të arsimimit 1400 franga.  Një hap ky historik i madh, sepse është e rrallë që në Kontratën Kolektive të Punës të merren parasysh praktikantët. Një kërkesë e rëndësishme, të cilën rinia sindikaliste dëshiron ta realizojë më tej.

Shtesa e natës dhe ditët e pushimi janë risi të rregulluara

Kushdo që punon në një furrëtari ose pastiçeri duhet të jetë në furrë herët në mënyrë që të mund të hamë brioshët e freskëta dhe të ngrohta me çokollatë për çdo mëngjes. Ndërmarrjet e mëdha punojnë me ndërrime pandërprerë në çdo orë. Koha e punës natën në sektor pra janë rregull, ndërsa në të kundërtën pagesat korrekte për të punësuarit janë më të pakta. Shtesat e natës deri më tani i kanë marrë vetëm punonjësit me kualifikim të njohur profesional. Kësaj i jepet fund me KKP-në e re! Kushdo që punon mes orës 22 dhe 3, merr një shtesë të natës prej 25 përqind. Kjo vlen për të gjithë – duke përfshirë praktikantët  dhe punonjësit pa një kualifikim të njohur profesional. Pos kësaj, shefi duhet t'u japë punonjësve të tij 12 herë në vit nga një fundjavë të tërë pushimi.

Unia si partner social

Pas 10 vitesh edhe Unia është përsëri partner socialë për Kontratën Kolektive të Punës. Në vitin 2014 Unia është larguar nga KKP e furrtarëve, pasi që nuk ishin përcaktuar pagat minimale të pa kualifikuarit. Në vitet e fundit u zhvilluan bisedime intensive dhe është bërë edhe punë lobimi. Që nga viti 2019 të pa kualifikuarit kanë një pagë minimale. Nga 1 janari 2025 Unia përsëri do të jetë pjesë e barasvlershme e komisionit të paritetit dhe kështu do të mund të bashkëndikojë zbatimin e KKP-së. Anne Rubin, bashkëdrejtuese e tregtisë me pakicë në Unia, thotë: "Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin e shkëlqyer me partnerët e tjerë socialë. Tani ne do të angazhohemi, të përmirësojmë me tej kontrollet dhe të zhvillojmë me tej KKP-në. Veçanërisht në rrafshin e pagave dhe të pajtueshmërisë kemi disa gjëra për të bërë."  Mirëpo KKP-je për furrtarit nuk është e vlefshme për të gjitha furrat:  Furrëtaritë e Copp-it i nënshtrohen KKP-së së Copp-it dhe kanë kushte më të mira pune dhe pagash. 

Në pritje të Seco: Nga kur vlen KKP e re?

Data në të cilën do të hyjë në fuqi Kontrata e re Kolektive e Punës është ende e paqartë - Sekretariati për ekonomi, Seco ende duhet ta deklarojë atë përgjithësisht të detyrueshme. Kjo pritet të ndodh në gjysmëvejtorin e parë të vitit 2025. Por marrëveshja për pagat me të larta do të vlejnë qysh nga 1 janari 2025. (dak)