[Translate to Shqip:]
Shefi i degës së logjistikës, Roman Künzler kërkon n jë plan social korrekt për të gjithë punëtorët. Foto: Manu Friederich
Punë
Kërkesat për një plan social

Ceva Logistics dhe Zalando: Punëtorët nuk janë mallra të disponueshme!

- Hilmi Gashi

Ceva Logistics në Neuendorf të Kantonit Solothurn dëshiron të mbyllë ndërmarrjen në fund të vitit dhe të pushojë nga puna 350 njerëz. Kompania përpunon vetëm pakot e kthyera për Zalando. Unia kërkon një plan social që mbështet efektivisht të prekurit dhe shmang rastet e rënda.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit, Ceva Logistics konfirmoi mbylljen e ndërmarrjes së  saj dhe shkarkimin masiv të të gjithë stafit. 350 njerëz, përfshirë 212 punonjës të përhershëm dhe 138 punonjës të përkohshëm, pritet të humbasin punën e tyre - shumica dërrmuese janë gra që kanë renditur dhe përpunuar pakot e kthyera për Zalando për vite me paga absolutisht të ulëta.

Korporatat duhet të marrin përgjegjësi

Nga njëra anë, punëtorët e pasigurt po humbasin të ardhurat e tyre, nga ana tjetër, dy kompani me financa për miliarda dollarësh po i ikin përgjegjësisë së tyre: Ceva Logistics, e cila i përket grupit francez CMA CGM në pronësi të miliarderit të shumëfishtë Rodolphe Saadé, dhe ndërmarrja gjigante Zalando. Zhgënjimi i punonjësve me sjelljen e këtyre kompanive është i madh: Ceva Logistics ende nuk ka dhënë shenja për një plan social. Pavarësisht të gjitha garancive për mbështetjen e të prekurve, veprimi i vetëm i Ceva Logistics është dërgimi i njerëzve në Zyrën regjionale për ndërmjetësim në punë ORP/RAV. Për më tepër, në këtë situatë, presioni ushtrohet ende mbi punonjësit duke u ofruar vetëm “punonjësve besnikë” perspektivën e një pagese të mundshme të largimit.

Duhet një plan social

Unia kërkon që Ceva Logistics dhe Zalando të financojnë një plan të denjë social. Forca punëtore gjithashtu ka bërë thirrje për të njëjtën gjë me një peticion të mbështetur gjerësisht. Këtu përfshihen masa të tilla si trajnimi për punë, ndihma për riorientimin, pagesa e largimit prej 3-6 muajsh dhe mbështetje e veçantë në raste vështirësish. Ky plan social duhet të negociohet me punonjësit dhe sindikatat e tyre.

Shfrytëzimi si model

Një plan i drejtë social do të ishte më e pakta që meritojnë punonjësit pasi punojnë në kushte të tmerrshme për një kohë të gjatë, për të realizuar fitime të mëdha për këto dy kompani. Edhe pse Zalando feston një mentalitet të disponueshëm me "modën e shpejtë", është e papranueshme që punëtorët në qendrat e logjistikës të trajtohen si mallra të disponueshme.