Vota pro pensionit të trembëdhjetë ishte një fitore e madhe për sindikatat, por për financimin shtesë përmes taksës së rritjes së vlerës (TVSH) do të vendosë populli më 29 nëntor. Pas diskutimeve të gjata, delegatët e Lidhjes Sindikale u shprehën qartë pro kësaj rritjeje.
Shumica në parlament refuzoi që financimi të bëhej përmes ndalesave të rregullta nga rroga dhe e rrëzoi marrëveshjen për një financim të përzier. Në vend të kësaj, ata imponuan një rritje të taksës së përgjithshme nga 8,1 në 8,5 për qind, ndërsa taksa më e ulët për gjërat më të rëndësishme të jetesës (si ushqimet) nuk ndryshon. Kryetarja e sindikatës Unia, Vania Alleva, kritikoi politikanët e krahut të djathtë se janë të mërzitur nga suksesi i sindikatave. Megjithatë, ajo bëri thirrje të votohet Pro, sepse ky sistem pensionesh është mënyra më e mirë për të shpërndarë paratë te njerëzit e thjeshtë. Ajo tha se çdo frangë e dhënë për këtë arkë është një investim i mirë për të pasur pensione të forta.
Ata që janë pro, paralajmëruan se nëse mbeten vrimat financiare, kjo do të përdoret si pretekst për të rritur moshën e pensionit. Ata që janë kundër, thonë se kjo rritje taksash dëmton besueshmërinë e sindikatave dhe i godet më rëndë njerëzit me të ardhura të ulëta sesa të pasurit.
Hilmi Gashi theksoi se kjo fondi i pensioneve të pleqërisë është burimi kryesor i jetesës për mërgimtarët dhe punëtorët që lodhen në profesione me rroga të ulëta, si në ndërtim, pastrim, transport apo kujdes shëndetësor. Këta punëtorë thjesht nuk kanë para në fund të muajit për të paguar në fonde të pensioneve private.
Mërgimtarët preken më së shumti, sepse punojnë shpesh në këto punë të rënda fizike dhe ky pension mbetet rruga e tyre e vetme për të mbijetuar në pleqëri. E vërteta e hidhur është se shumë punëtorë mërgimtarë, për shkak të punës së rëndë, nuk arrijnë ta gëzojnë moshën 65-vjeçare. Ndërsa ata që ia dalin, e gëzojnë pensionin vetëm për pak vite sepse jetojnë më pak. Prandaj, një rritje e vogël e taksës është shumë më mirë sesa një vrimë e mbuluar me borxhe në arkën e shtetit.
Për shumicën e delegatëve, rreziku i një vote "Jo" ishte shumë i madh. Sindikatat mbështesin rritjen prej 0,4 për qind të TVSH-së dhe gëzohen që në dhjetor do të bëhet pagesa e parë e pensionit të trembëdhjetë. Këtë gjë kundërshtarët nuk mundën ta ndalonin apo ta shtynin më, sepse sindikatat e kishin shkruar tekstin e kërkesës në mënyrë shumë të menqur.