Shoqëri
Jeta në Zvicër
Politikë
Jo iniciativës kundër Shoqërisë Zvicerane të Radio-Televizionit SRG SSR

Informim i rrejshëm rrezik për demokracinë

- Emine Sariaslan

Më 8 mars do të votohet për iniciativën për përgjysmimin e kontributeve për Shoqatën e Radio-Televizonit SRG-SSR. Kjo iniciativë është radikale dhe synon ta shtyjë shërbimin publik mediatik të Shoqatës Zvicerane të Radios dhe Televizionit (SRG-SSR) drejt parëndësisë dhe de facto ta shfuqizojë atë.

Shkurtim masiv

Radio-Televizioni i Zvicrës ofron programe cilësore informative, edukative, sportive dhe kulturore në të gjitha regjionet gjuhësore të Zvicrës. SRF në gjuhën gjermane, RTS në gjuhën frënge, RSI në gjuhën italiane dhe RTR në atë reto-romane raportojnë për të gjitha pjesët e vendit – edhe atje ku mediat private janë zhdukur prej kohësh. Nëse mjetet financiare shkurtohen përgjysmë, ky shërbim cilësorë është thjesht e pamundur. Miratimi i iniciativës për përgjysmimin e mjeteve për SRG-SSR do të çonte në një shkurtim masiv të shërbimit publik informativ. Dhjetëra formate, emisione dhe transmetime do të fshiheshin, mijëra vende pune do të humbisnin dhe shumë rajone periferike do të përjashtoheshin nga raportimi.

Fakte! Kundër "Fake News"

Shpërndarja e lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më e lehtë se sot. Pikërisht për këtë arsye nevojitet një shërbim publik mediatik i fortë. Radio-Televizioni i Zvicrës ofron informacione të besueshme dhe prodhon përmbajtje të shumëllojshme. Me këtë, ajo luan një rol qendror për demokracinë tonë dhe për njerëzit në vend. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur jemi të përmbytur me "Fake News", veçanërisht nga jashtë.

E rëndësishme: Shumëllojshmëria dhe lajmet rajonale

Me këtë iniciativë, Radio-Televizioni nuk do të mund të mbështeste më sportin zviceran. Edhe prodhimi i filmit dhe muzikës nuk do të ishte më i mundur. Në vend të krijimeve dhe emisioneve vendase, sportit dhe "Donnschtig-Jass", do të detyrohemi të konzumojmë vetën produkte monotone me formate të cilat nuk kanë asgjë të bëjnë me Zvicrën, veçantitë e saja dhe kulturën e vendit. Kush nuk do të rrezikoj shumëllojshmërinë mediatike i thotë Jo iniciativës kundër SRG-së!