[Translate to Shqip:]
Migracion
Politikë
Si u shndërrua klasa punëtore në mënyrë të mrekullueshme në të huaj

"Kapitalizmi zviceran kishte nevojë për fuqi të lirë punëtore, mirëpo Zvicra nuk i donte njerëzit"

- Antonin Rohdich

Filmi i ri i Samirit në mënyrë mbresëlënëse historinë e migracionit të punës dhe pasojat e saja sociale.

Migracioni i punës si model i Zvicrës

Krahas skenave animuese nga historia e migrimit të vetë Samirit, filmi i tij tregon në mënyrë mbresëlënëse se si Zvicra përdori, ndër të tjera, Planin Marshall, antikomunizmin e qeverisë italiane dhe fashizmin spanjoll për të krijuar mrekullinë e saj të pasluftës - në kurrizin e punëtor:eve migrant:e të zhveshur nga të drejtat. Ai me këtë rast tregon tmerrin e njohur dhe të harruar: Kështu edhe katastrofën e Marttmark-ut tek e cila nga rrënimi i paraparë i akullnajës humbën jetën 88 punëtor:e - dhe përgjegjësit jo vetëm se u shpallën të lirë, por viktimat u detyruan të bartin deri edhe 50 përqind të kostos së procesit.

Fantazitë e "t`huajëzimit"

Në të njëjtën kohë tregohet, se si ndikon shprehja "t`huajëzim" sipas prejardhjes së saj nga lëvizja frontale fashiste e viteve të pasluftës në të gjitha institucionet e Zvicrës - edhe në socialdemokraci. Ajo përdoret si legjitimim për keqtrajtim të përditshëm dhe shfrytëzim.

Dhe aparati represiv, i cili në të njëjtën kohë spiunon popullatën zvicerane, aktivitetin politik e përdor si shkas, ti dëbojë migrant:et ose t'ua mohojë atyre natyralizimin - sikur e ka përjetuar edhe vet Samiri.

Përgjegjëse edhe e majta zvicerane

Kur fashisti Schwarzenbach prezantoi nismën e tij, del në pah, se si janë rritur e zgjeruar mostrat fashiste deri edhe në sindikata: një pjesë shumicë e anëtarëve mbështeti nismën. Kjo ka të bëjë edhe me faktin, që sindikatat në këtë kohë nuk e ndienin vetën përgjegjës për punëtorët e huaj - një gabim ky, i cili për një kohë të gjatë do ta dobësojë.
Samiri i ka shpresat tek gjenerata e re, që të mos përsëritet ky gabim - dhe me këtë rast ofron vet një arkiv historik të shpresës:  Në filmin e tij shihen sukseset e vetorganizimit (për shembull të colonia libera) - dhe të një kulture. Kështu Samiri vlerëson për shembull muzikën e lëvizjes së punëtorëve të huaj italian, por gjithashtu edhe të paraardhësve të tij: Krijuesi i filmave, i cili prodhon filma për punëtor:et - dhe në këtë mënyrë tregon: Solidaritetit jo vetëm se ndikon, ai është edhe i bukur.

Programi i kinemasë: Die wundersame Verwandlung der Arbeiterklasse in Ausländer - Cineman