Punë
Kontratat e realizuara

Përmirësimet më të rëndësishme

- Darinka Filipovic

Më shumë pagë, pauza më të mira si dhe rregulla më të qarta për nxehtësinë, shpenzimet dhe orarin e punës: Në vitet 2025 dhe 2026 hyjnë në fuqi të gjitha Kontratat Kolektive të Punës të negociuara nga Unia, të cilat përmirësojnë ndjeshëm përditshmërinë e qindra mijëra punonjësve.

Kontrata w re në teknologjinë e ndërtesave dhe në ndërtimin e skelave, përparimet konkrete në sektorin kryesor të ndërtimit, si dhe pagat minimale më të larta në shitjen me pakicë, në dyqanet e pikave të karburantit dhe në pastrim tregojnë: Aty ku negocion Unia, nuk rriten vetëm pagat, por edhe mbrojtja e punëmarrësve.

Përmirësime në paga dhe në kushtet e punës

Disa kontrata të reja ose të ripërtërira forcojnë që nga viti 2025 të drejtat e punëmarrësve në degët kryesore. Ato sjellin paga minimale më të mira, orare pune më të detyrueshme, rregullime shtesë për pauzat dhe më shumë siguri sociale – një dëshmi e qartë për dobinë e negociatave sindikale.

Teknologjia e ndërtesave

Që nga 1 janari 2025, për herë të parë vlen një Kontratë Kolektive mbarëzvicerane për teknologjinë e ndërtesave. Ajo prek rreth 28,000 punonjës dhe krijon standarde minimale të unifikuara për pagat, orarin e punës dhe shpenzimet . Me këtë harmonizohen rregulloret e deritanishme të pabarabarta dhe përmirësohet ndjeshëm mbrojtja e pagave në këtë sektor.

Ndërtimi i skelave

Kontrata e re në degën e ndërtimit të skelave hyn në fuqi më 1 prill 2025. Ajo sjell një pauzë të paguar prej 15 minutash, një shtesë page prej 25 për qind për punën e të shtunave si dhe një kompensim automatik të inflacionit. Në një profesion me ngarkesë të madhe fizike, kjo do të thotë lehtësim i ndjeshëm dhe më shumë mirënjohje.

Dyqanet e pikave të karburantit

ontrata e re për dyqanet zvicerane të karburantit vlen nga 1 janari 2026 dhe është shpallur i detyrueshëm për të gjithë. Ajo parashikon një rritje të pagave minimale me gjithsej 120 franga deri në vitin 2028, përmirëson planifikimin e orarit të punës përmes hartimit më të hershëm të planeve të shërbimit dhe forcon modelet e punës me kohë të pjesshme. Përveç kësaj, punonjësit kanë të drejtë për deri në pesë ditë trajnimi të paguar në vit.

Shitja me pakicë dhe sektori i shërbimeve

Përparime janë arritur edhe në shitjen me pakicë dhe në sektorin e shërbimeve. Në Kontratën Kolektive të Coop-it, nga tetori i vitit 2025 hyjnë në fuqi paga minimale më të larta dhe rregullore të përmirësuara të orarit të punës. Në industrinë e pastrimit, në fund të vitit 2025 hyn në fuqi një Kontratë e re kolektive, e cila forcon veçanërisht të ardhurat e ulëta përmes pagave minimale më të larta.

Zeja e bojaxhinjve dhe suvatuesve

Kontrata e re për bojaxhinjtë dhe suvatuesit hyn në fuqi në prill 2026. Kjo redukton gradualisht kohën e papaguar të udhëtimit dhe e përgjysmon atë deri në vitin 2028, kompenson punën e të shtunave që nga hera e tretë e angazhimit me një shtesë prej 25 për qind dhe rrit shpenzimet e drekës. Përveç kësaj, parashikohet një kompensim automatik i inflacionit deri në dy për qind, si dhe kontrolle më të rrepta dhe gjoba më të larta në rast shkeljesh. Që në prill të vitit 2025, pagat u rritën me 75 franga në muaj dhe pagat minimale me 50 franga.

Dega e pastrimit në Zvicrën Gjermanofone

Kontrata e re për industrinë e pastrimit në Zvicrën Gjermanofone vlen për vitet 2026 deri në 2029 dhe prek rreth 75,000 punonjës. Pagat minimale rriten me tre për qind nga viti 2026 dhe me 2.5 për qind të tjera nga viti 2028, veçanërisht për stafin e kualifikuar. Risi është sigurimi i parave të sëmundjes që vlen për të gjithë punonjësit pavarësisht përqindjes së punës, afati i pritjes për vazhdimin e pagesës së pagës zgjatet në 90 ditë, dhe detyrimi për kontrollin gjithëpërfshirës të kohës së punës, përfshirë kohën e udhëtimit, do të ashpërsohet. Kontrata Kolektive e negociuar nga Unia dhe Allpura siguron gjithashtu vazhdimësinë e 16 javëve leje lindjeje.