Shoqëri
Politikë
Çka është dhuna ndaj grave?

Dita ndërkombëtare "Kundër dhunës ndaj grave"

- Emine Sariaslan

Dhuna ndaj grave është e përditshme dhe e kudondodhur. Kjo dhunë ka sistem, mirëmban sistemin dhe është rezultat i një shoqërie patriarkale. Edhe në Zvicër. Në kuadër të ditës ndërkombëtare "Kundër dhunës ndaj grave"*, u zhvillua një fushatë midis 25 nëntorit dhe 10 dhjetorit.

Sipas statistikave, në Zvicër çdo dy javë një grua vritet nga bashkëshorti, partneri, ish-partneri, vëllai ose djali i saj. Njerëzit përjetojnë dhunë sepse: Pavarësisht nëse identifikohen apo jo ekskluzivisht si femra. Ato janë ose do jenë të lexuara si vajza ose gra. Ato janë ose do jenë të socializuara si vajza ose gra. Të prekurat e dhunës ndaj grave kanë një gjë të përbashkët: Ata përjetojnë dhunë për shkak të gjinisë së tyre ose paramendimeve gjinore. Kjo dhunë është edhe rezultat ashtu edhe një lloj garancie e marrëdhënieve të pabarabarta të pushtetit midis gjinive. Ngacmimi seksual ka të bëjë gjithashtu me dhunën.

Çka është ngacmimi seksual?

Ngacmimi seksual përkufizohet si çdo sjellje e padëshiruar me natyrë seksuale ose e bazuar në përkatësi gjinore dhe që cenon dinjitetin e grave dhe burrave. Dhe për të cilën çdo person e di, ose duhet ta dijë, që është e padëshirueshme. Ngacmimi seksual mund të bëhet përmes fjalëve, imazheve, gjesteve ose veprimeve. Qofshin vërejtje sugjestive, thënie dhe shaka seksiste, komente të lidhura me gjininë rreth favoreve dhe disfavoreve fizike, email-e dhe mesazhe rreth sjelljes ose orientimit seksual, shikime ndërhyrëse dhe vlerësuese të karakteristikave tipike gjinore, paraqitja e materialeve pornografike, kërkesa të paqarta, përpjekje përafruese të kombinuara me perspektivën e favoreve ose disfavoreve (shtrëngim, shantazh), kontakt fizik ndërhyrës (sulm seksual), përdhunim, lista nuk është e përfunduar.

Punëdhënësit duhet të veprojnë

sepse Ligji mbi barazinë e grave dhe burrave(GIG) definon ngacmimin seksual në vendin e punës si diskriminim Kushdo që ngacmon seksualisht një person tjetër në punë ose në vendin e punës shkel ligjin në fuqi. Pasojat e ngacmimit seksual janë serioze. Ato demotivojnë gjithë të prekurit dhe rrezikojnë shëndetin e tyre mendor dhe fizik. Pos tjerash, ngacmimi seksual në vendin e punës helmon atmosferën e punës. Prandaj, punëdhënësit kanë përgjegjësi. Sipas ligjit, ata duhet të sigurohen që punonjësit dhe kuadrot udhëheqëse të kuptojnë se ngacmimi seksual nuk do të tolerohet. Mbështetni të prekurit dhe ndërhyni.

Jepni kontributin tuaj për të luftuar ngacmimin seksual: Po që se vini re se një koleg po ngacmon dikë në një mënyrë të padëshiruar? Adresoni këtë lloj sjelljeje. Thojeni qartë se sjellja e tij është e padëshirueshme dhe për këtë arsye e ndaluar. Ju përjetoni ngacmim seksual Merrni mbështetje. Tek belaestigt.ch ju gjeni këshilla.

Hapat ligjor

Ju doni të ndërmerrni hapa ligjor? Kërkoni këshilla: për shembull nga një organizatë e specializuar siç është sindikata Unia. Mbrojtja ligjore është e përfshirë në anëtarësimin tek ne. Në shumë raste, ka kuptim që së pari të përpiqeni ta zgjidhni konfliktin në një mënyrë tjetër. Nëse një anëtar megjithatë vendos të ndërmarrë hapa ligjor, ne me këtë rast do ta mbështesim atë.

https://unia.ch/de/ratgeber/sexuelle-belaestigung#c55852

Historia e ditës ndërkombëtare "Kundër dhunës ndaj grave"*

Dita Ndërkombëtare për kundër dhunës ndaj grave, më 25 nëntor, përkujton vrasjen e tri motrave Mirabal në vitin 1960 në Republikën Dominikane, të cilat u rebeluan kundër diktaturës Trujillo. Më 25 nëntor 1960, Patria, Minerva dhe Maria Teresa Mirabal u vranë nga shërbimi sekret i diktatorit dominikan Rafael Trujillo pas disa muajsh torturash për shkak se kishin bërë rezistencë. Shpallja: Në një takim të feministeve latino-amerikane në vitin 1981, 25 nëntori u vendos si dita e përkujtimit për viktimat e dhunës ndaj grave dhe vajzave. 1999 u njoh zyrtarisht nga OKB-ja, për të tërhequr vëmendjen ndaj dhunës specifike gjinore dhe nisjen e fushatës "16 ditë kundër dhunës" (25 nëntor deri me 10 dhjetor), e cila përfundon me ditën e drejtave të njeriut.