Votueset dhe votuesit zviceranë votuan për propozimet e mëposhtme gjatë fundjavës
52.7 përqind të votuesve/votueseve i thonë jo zgjerimit të autostradave. Zgjerimi do të kushtonte 5.3 miliardë lekë dhe popullsia nuk dëshiron të financojë zgjerimin e panevojshëm të rrugëve në dëm të tokës së punueshme dhe mjedisit. Ky është një sukses për të Gjelbrit, të cilët patën kërkuar referendumin.
Kufizimi i nën qirasë në dy vjet dhe largimi i lehtësuar nga banesa i qiramarrësve për përdorim personal u refuzua. Popullsia nuk dëshiron asnjë dobësim të së drejtës së banimit. Kjo do të thotë se një tjetër përpjekje e "lobit të patundshmërive" për të rritur qiratë për përfitime më të mëdha ka dështuar.
53 përqind votuan po për financimin e përbashkët të shërbimeve ambulatore dhe spitalore. Sindikatat e kanë nisur referendumin kundër, sepse kanë frikë se EFAS do të ketë pasoja të paparashikueshme për institucionet dhe paguesit e premive të sigurimeve shëndetësore. Ato tash kërkojnë urgjentisht masa për të reduktuar barrën e premive dhe financim të sistemin e kujdesit shëndetësor në një mënyrë të qëndrueshme shoqërore. Të moshuarit kanë të drejtë për kujdes të mirë dhe njerëzor. Kjo kërkon kushte të mira pune dhe një shpërndarje shoqërore të drejtë të shpenzimeve përmes fondeve publike.