Shkaku i një vet aksidenti Orhani, i cili ka 31 vite që jeton në Zvicër, nuk fitoj të drejtat qytetare. Padrejtësisht, thotë Gjykata Federale në një vendim të rëndësishëm më 21 maj 2025. Me 3 vota për dhe 2 kundër gjyqtarët përgjegjës e miratuan ankesën e Orhanit. Ata kërkuan një vlerësim të përgjithshëm të kritereve integruese. Ky vendim i ri i Gjykatës Federale tani do të ndryshojë praktikën e deritashme të natyralizimit.
Orhani jeton që nga viti 1994 në Zvicër dhe që nga ajo kohë është integruar. Ai flet gjermanisht dhe në restorantin e tij ka punësuar shumë punonjës. Ai është anëtar i klubit të skive, ndërsa shoqata të panumërta në restorantin e tij zhvillojnë takimet e tyre. Referenca pozitive ai ka marrë njëjtë si nga ish këshilltarë kantonal konservatorë ashtu edhe nga ata socialistë. Orhani vlen si plotësisht i integruar dhe aplikon për marrje shtetësie. Integrimi i tij për Entin e migracionit nuk ishte i mjaftueshëm, pasi Orhani në gusht të vitit 2020 shkaku i rraskapitjes në timon ka pasur një aksident. Me urdhër penal ai morri një gjobë prej 900 frangash dhe një shënim në regjistrin penal. Ai paguan gjobën e tij 900 frangash. Shënimi në regjistrin penal rezultojë si shkas refuzimi. Procesi i natyralizimit në të vërtetë deri tek rasti i aksidentit shkoi pa probleme. Testin komunal të natyralizimit Orhani e kaloi, mbeti vetëm edhe miratimi formal nga Këshilli qeveritar. Por shkaku i shënimit në regjistrin penal Qeveria kantonale e Schwyz, bazuar në rregulloren e Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM) shtyu natyralizimin për 5 vite. Sekretariati Shtetëror në rrafshin federal e rregullon ketë në një manual.
Kush dëshiron pasaportë, duhet që sipas Ligjit Federal të jetë i "integruar suksesshëm" dhe të jetë "i njohur me marrëdhëniet zvicerane të jetesës". Deri këtu, mjaft e paqartë. Mirëpo Federata dhe kantonet me rastin e natyralizimit përdorin të ashtuquajtura kritere vrastare, të cilat pamundësojnë natyralizimin - edhe atëherë kur aplikuesi i plotëson të gjitha kushtet e integrimit. Një kriter thotë: Kush është i shënuar në regjistrin penal nuk mund të bëhet zviceran. Vendimi i Gjykatës Federale i 21.05.2025 është i rëndësisë themelore. Sipas Elias Studer, ky vendim duhet të kontribuojë që Qeveria Federale dhe kantonet të ndryshojnë praktikat e tyre: "Në raste të tilla, ata duhet të shqyrtojnë çdo rast individualisht dhe nuk mund të përjashtojnë njerëzit për pesë vjet në bazë të shkeljeve të lehta të trafikut." Në të ardhmen, SEM nuk guxon të mbështetet më formalisht në skemat e saja të ngurta, të ashtuquajturat "kritere vrasëse", por duhet të vlerësojë gjithmonë nëse një person është i integruar apo jo bazuar në fakte konkrete. Edhe Barbara von Rütte, specialiste në të drejtën e migracionit në Institutin Evropian të Universitetit të Bazelit, gjithashtu e konsideron vendimin si udhërrëfyes: “Ky vendim ka implikime të rëndësishme për praktikat e natyralizimit në Zvicër. Vendimi e bën të qartë se zbatimi i mëparshëm ligjor nga SEM dhe Gjykata Federale Administrative nuk është i qëndrueshëm. SEM do të duhet të përshtatë manualin e saj - një shënim në regjistrin penal, në vetvete mund të mos jetë më pengesë për natyralizimin.» (https://www.tagesanzeiger.ch/einbuergerung-schweiz-trotz-autounfall-bundesgericht-entscheidet-720178116566