Historia e anëtares së Unia Rojda dhe vajzës së saj shkaktojë shumë mllef. Fillimisht për rastin raportoi gazeta sindikale Work dhe më pas u iniciua një peticion nga Campax. "Rodja dhe vajza e saj duhet të qëndrojnë këtu!".
Bëhet fjalë për Rojda dhe vajzën e saj.38-vjeçarja vjen nga një regjion të varfër kurd të Turqisë. Ajo është rritur bashkë me 5 motra e vëllezër. Qysh si 13 vjeçare ajo martohet dhunshëm. Në fillim të moshës 20 vjeç ajo është dy herë nënë, mirëpo ajo nuk mund ta durojë më martesën e dhunshme. Ajo ndahet, me bindjen se ndoshta nuk do të mund ti sheh më fëmijët e saj. Rodja njihet me një burrë tjetër, një aktivist politik, i ndjekur përherë nga shteti. Pas një dënimi me burg ai arrin të arratiset në Zvicër, e cila i jep azil. Rojda është e mëdyshas sa këndej e andej. Në vitin 2012 pason të fejuarin e saj në Zvicër. "Ka qenë shumë e vështirë" thotë ajo sot, "këtu nuk njihja askënd, nuk kuptoja asnjë fjalë dhe isha e ndarë nga të dashurit e mi." Por Rojda u martua përsëri dhe së Solothurn e lind vajzën e saj. Pastaj fillon fatkeqësia.
Pas fyerjeve dhe sharjeve burri i saj keqtrajton nënën e re edhe fizikisht, gjithnjë e më shpesh dhe gjithashtu edhe më brutalisht. 4 vite ajo vuan nga kjo gjendje, gati deri në çmenduri. Mirëpo, Rojda bashkë me vajzën e saj, ia del të arratiset në strehimoren e grave. Aty më në fund ajo mund të merr frymë lirshëm dhe të informohet mbi të drejtat e saj. Ajo dhe vajza e saj marrin mbështetje psikologjike. Rojda ndahet, përpiqet të gjej një vend pune, e gjen në një Imbis dhe shitore pastrimi, dhe rritë ngarkesën e punësimit në 70%. Ajo ndjek për çdo ditë një kurs të gjuhës gjermane dhe kujdeset gjithashtu për vajzën e saj. Me ish-bashkëshortin e saj rregullon kohët e vizitës për vajzën e përbashkët. Deri më tani vajza kultivon marrëdhënie të mira me babën e saj.
Pak kohë më pas duhet të vazhdohet lejeqëndrimi vjetor (B). Më herët aplikimi për vazhdim të lejeqëndrimit është shqyrtuar shpejtë dhe është pranuar, kësaj radhe ky proces zgjati 5 vjet. Vendimi për Rojën dhe të bijën e saj është negativ. Të dyja do të dëbohen nga Zvicra. Dëbimi për nënën arsyetohet me marrjen e ndihmë sociale, e cila qon në humbjen e të drejtës së vazhdimit të lejeqëndrimit. Fakti që Rojda ka mundur të integrohet vetëm pasi ka ikur në strehimoren e grave nuk merret parasysh. E njëjta vlen edhe për atë, që ajo pas shkurorëzimit ka mësuar intensivisht gjermanisht dhe se ka filluar të punojë me orar të pjeshëm prej 70%. Edhe pse vajza është lindur këtu, ka një lejeqëndrimi të përhershme (C), ndjek shkollimin këtu dhe ka shokë e shoqe dhe hobi, pritet nga ajo që të lëshojë Zvicrën bashkë me nënën e saj. Gjithashtu autoritetet kanë anashkaluar arsyet personale si pasojat e dhunës familjare tek vlerësimi i integrimit, që do të duhej marr parasysh. E vetmja gjë e regjistruar në vendim ishte akti i dhunës pak para arratisjes së saj në strehimoren e grave. "Përshkrimet" tjera të saja na qenkan "shumë të paqarta dhe të përgjithshme". Edhe pse martesa e saj ka qenë "jo e lehtë", megjithatë nuk paska asnjë provë për rast të vështirë. Pasi që Rojda burrin e saj të dhunshëm nuk e ka paditur shumë herë dhe që veprimet e dhunshme me pasoja afatgjate nuk qenkan të dokumentuara, nuk paskemi të bëjmë me rast të vështirë. Kështu argumenton autoriteti për migracion.
Rojda dhe avokati i saj kanë bërë ankesë te Gjykata Federale me shpresën e madhe për një përgjigje të drejtë. Megjithatë, tre gjyqtarë (dy nga Partia e Gjelbër dhe një nga ajo Liberale) e hodhën poshtë ankesën. Marrja e ndihmës sociale në vetvete e përjashton qëndrimin e mëtejshëm, kështu arsyeton vendimin Gjykata më lartë zvicerane. Edhe pse marrja e ndihmës sociale nuk është faj i Rodja. Nga njëra anë, si nënë vet rritëse e ka të vështirë të punojë 100% dhe nga ana tjetër, ajo punon në Gastronomi me një pagë të ulët (Unia angazhohet për paga më të larta në sektorin e hotelerisë e gastronomisë). Për më tepër, Gjykata Federale ligjin e ndihmës sociale e vendos mbi të drejtat e fëmijëve. Vajza e mitur detyrohet të lëshojë Zvicrën bashkë me të amën. Edhe pse Zvicra ka nënshkruar konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve, autoritetet dhe gjykatat zvicerane kanë anashkaluar rastin e saj pa bërë një vlerësim të interesave madhore të fëmijës, e lëre më që këto të përfshihen në vlerësim. Edhe pse ata do të ishin të detyruar ta bënin këtë. Dëbimin në Turqi do të kishte si pasojë çrrënjosjen nga Atdheu i saj. Ajo do të shkëputej nga ambienti i shkollës dhe do të ndahej nga të gjithë shokët dhe shoqet e saj. Gjithashtu kontakti me babën e saj nuk do të ishte më i mundur. Si refugjat i njohur nga Turqia, ai kurrë nuk do të mund ta vizitojë atë në Turqi. Përveç kësaj, Turqia nuk është një vend i sigurt për Rojda dhe vajzën e saj. Pasi ish-bashkëshorti i saj është në dijeni për rrezikun e dëbimin, kërcënimet kanë filluar përsëri. Një mjedis i sigurt dhe ambient respektues i të drejtave të fëmijëve për vajzën e traumatizuar nuk ekzistojnë. Prandaj, nga Enti i Migracionit në Solothurn kërkohet që të vazhdojë për Rojda dhe vajzës e saj të drejtën e qëndrimit, në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë në Zvicër.Gjithashtu kërkohet që Konventa e Stambollit të zbatohet edhe për Rojda dhe vajzën e saj dhe të respektohen detyrimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Konventa e Stambollit obligon Zvicrën të mbrojë gratë e prekura nga dhuna. Ndarja nga partneri i saj i dhunshëm nuk do të duhej të qonte deri aty, sa që ajo të humbas të drejtën e saj të qëndrimit në Zvicër. Kjo jo edhe atëherë, kur ata – siç është rasti me Rojda dhe vajzën e saj - janë të prekur nga varfëria. Gjithashtu nuk është faji i Rojda, që ajo merr ndihmë sociale.
Lëvizja e qytetarëve zvicerane Campax ka nisur një peticion për të parandaluar dëbimin e Rojda Aslan.
Nënshkruani Peticonin në gjermanisht
Nënshkruani Peticionin në frëngjisht