Premitë e arkave shëndetësore ka vite që rriten - dhe SVP/UDC fajëson në mënyrë refleksive popullsinë e huaj. Në fushatat e saja, ajo pretendon se "migrimi pamasë" ngarkon sistemin shëndetësore masivisht. Por faktet tregojnë: Se është e kundërta.
Sipas një raporti të Entit Federal për Statistika, njerëzit me shtetësi të huaj shfrytëzojnë mesatarisht gati 1000 franga më pak përfitime shëndetësore në vit, se sa zviceranët. Përderisa kostot për qytetarët zviceranë janë 3554 franga, për të huajt janë vetëm 2569 franga. Kjo shkarkon sistemin - dhe përgënjeshtron pretendimet e SVP/UDC-së.
Një arsye: Popullata e huaj në mesatare është më e re dhe më e shëndetshme. Shumica punojnë në Zvicër, paguajnë premitë - dhe shkojnë rrallë tek mjeku. Për shkak të pagave të ulëta përzgjedhin franshizë të lartë, gjë që zvogëlon më tej kostot. Kush fiton pak, mendohet dy herë para se të shkojë tek mjeku. Kjo nuk ngarkon sistemin - kjo është solidaritet nën presion.
Nga 193 kombësi qëndrojnë 163 nën mesataren zvicerane. Kjo është mbi 84 përqind. Vetëm 30 nga 193 kombësitë kanë kosto mesatare mbi mesataren zvicerane. Enti federal për statistike përmend vetëm 23 prej tyre, pasi nga 7 të tjerët më pak se 100 persona jetojnë në Zvicër. Këto mund të jenë vlera të rastësishme që mund të luhaten ndjeshëm nga viti në vit. Njerëzit të kombësive tjera të shumta nuk shkaktojnë as gjysmën e kostove mesatare. Kështu që argumentet e SVP/UDC-së bijën poshtë.
SVP/UDC kritikon se nuk është marrë parasysh mosha. Por Enti federal për statistika ka nxjerrë edhe këto shifra. Analiza e Entit federal për statistika tregon: Edhe ku merret parasysh mosha, gjinia dhe vendbanimi, kostoja e popullatës së huaj qëndron dukshëm më e ulët. Faktet janë shumë të qarta.
Përkundër shifrave të qarta, Aeschi i SVP/UDC-së kërkon edhe më tej "Arka të lehta shëndetësore" për azilkërkuesit e refuzuar. Parlamenti ka hedhur poshtë disa herë propozime të tilla - me të drejtë. Kujdesi themelor shëndetësor është një e drejtë njerëzore, jo masë e negocimit politik.
Work Zeitung: Dumm gelaufen für SVP-Aeschi » workzeitung.ch
Raporti i Entit Federal të Statistikës në fëngjidht/gjermanisht