Me 27 prill u zhvillua konferenca e migracionit në Bernë. Delegatët nga e gjithë Zvicra vlerësuan si shumë pozitive rezultatin e votimet për pensionit e 13-të të AHV/AVS-së dhe folën për mobilizim në luftë kundër shtrenjtimit në rritje dhe për paga e pensione më të mira.
Në fjalën hyrëse kryetarja e Unia Vania Alleva falënderoj aktivistet e aktivistët për angazhimin e tyre për pensionin e 13-të të AHV/AVS. "Me 3 mars të këtij viti ne përmes nismës sonë për një pension të 13-të AHV/AVS kemi shkruar histori sociale. Dhe ne kemi fituar, pasi ne kemi luftuar së bashku. Mijëra anëtarë të Unia, edhe anëtarë me histori migracioni, me javë të tëra në të gjithë Zvicrën ishin në lëvizje, për të bindur njerëzit. Beteja e ardhshme na pret së shpejti: Për paga më të larta, premi më të ulëta të Arkave shëndetësore, kundër vjedhjes së pensioneve tek Arkat pensionale."
Pierre-Yves Maillard, kryetari i Bashkimit të Sindikatave Zvicerane i informoi delegatët mbi nismën për zbutjen e premive dhe bëri thirrje që me 9 qershor të votohet me "PO" për ketë nismë. "Premitë e Arkave shëndetësore janë duke eksploduar. Në 20 vitet e fundit ato janë dyfishuar. Në të njëjtën kohë pagat dhe pensionet nuk janë ngritur fare. Zhvillimet u krijojnë njerëzve gjithnjë e më shumë vështirësi. Një milioner dhe një i punësuar në tregtinë me pakicë paguajnë premitë në lartësinë e njëjtë. Me nismën e premive ne ndalojmë këtë çmenduri. "Delegatët ishin të mendimit të njëjtë dhe u zotuan që të angazhohen për këtë nismë në regjionet e tyre.
Hilmi Gashi, drejtues i grupeve të interesit tërhoqi një balancë mbi fushatën shumëgjuhësore "Tani unë do të votoj" dhe theksojë angazhimin e fuqishëm të aktivistëve migrantë me apo pa pasaportë zvicerane, të cilët ishin prezent gjithandej: në rrethin familjar, në vendin e punës, nëpër shoqata dhe në rrugë. Ai vuri në pah dy njohuri domethënëse: Shumë të natyralizuar kanë votuar për herë të parë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të personave të besuar sindikalist, të cilët në mënyrë të pavarur kanë organizuar aktivitete e manifestime. Ky sukses forcojë guximin e delegatëve në luftë për një shoqëri të drejtë.
Votimi mbi AHV/AVS ka treguar, që migrantët me dëshirë dhe fuqishëm do të angazhoheshin politikisht për përparimin social. Andaj është me rëndësi, që ata të lejohen për të marrë pjesë në votime. Megjithatë një çerek i popullatës përjashtohet, pasi kriteret e natyralizimit janë bërë gjithnjë e më të ashpra.
Nisma-demokratike dëshiron të mënjanojë ketë padrejtësi. Për të qenë nisma e suksesshme, nevojiten shumë nënshkrime, edhe nga ne sindikalistët. Me rekomandimin e sektorit politik është nisur një konkurs nëpër regjione. Në shumë fjalime u theksua rëndësia e nismës demokratike. "Njerëzit, të cilët qe shumë vite jetojnë në Zvicër apo edhe kanë lindur këtu, shkojnë në shkollë, punojnë dhe paguajnë tatimet, duhet të mund të bashkëvendosin, bashkëkrijojnë. Ne kërkojmë drejtësi edhe tek natyralizimi. Këtë mund ta arrijmë, nëse ne angazhohemi së bashku. Këtë e ka treguar nisma për pensionin e 13-të AHV/AVS-së më së miri."
Shkarkimi i fletëve të nënshkrimit në gjermanisht, italisht, frengjisht
Kutia: Nominimi për Kryesinë Qendrore dhe përshtatja e rregullores
Statutet e reja të Unia parashohin, që grupi i interesit (GI) të migracionit duhet të jetë i përfaqësuar vetëm prej anëtarëve nga baza në Komitetin Qendror, që është organ udhëheqës i Unia. Konferenca e migracionit nominojë si delegatë të GI të migracionit në Komitetin Qendror të Unia kolegët vijues: Alexandrina Farinha, Cyprien Baba, Olga Pisarek si dhe Lilia Benyezzer e Lukas Stierlin si delegatë zëvendësues. Me zgjedhjet e parapara të mbledhjes së delegatëve në qershor, do të kompletohet delegacioni i GI të migracionit i përbërë nga 4 veta. Emine Sariaslan, vazhdon të mbetet në Komitetin Qendror.
Konferenca u falënderua tek përfaqësuesit e deritashëm Elio Li Voti, Joana Campos dhe Hilmi Gashi për punën e tyre për migracionin në Komitetin Qendror.
Konferenca e migracionit aprovoi edhe rregulloren e përshtatur të Grupit të Interesit të migracionit pa asnjë votë kundër.