Delegatët aprovojnë rezolutën kunder sulmeve ndaj ligjit të punës Foto: Manu Friederich
Punë
Politikë
Delegatët e Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës kundër sulmeve ndaj të drejtave të punëtorëve

«Fleksibilitet» në kurriz të punonjësve

- Hilmi Gashi

Delegatët e Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS) pozicionohen qartë kundër sulmeve mbi orët e pushimit dhe zgjatjen e planifikuar të punës të së dielës. SGB/USS do ta mbajë referendumin, nëse parlamenti e ndjek Këshillin Nacional dhe vendos për punë të përgjithshme të dielave dhe ditë të gjata pune deri në 17 orë.

Punëtorët tashmë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Pas pesë viteve të mbeturit mbrapa në paga dhe pasigurive të mëdha, tani ka nevojë për kufij të qartë dhe mbrojtje më të fortë shëndetësore në vend të qasjes më të madhe për shefat. Të dielat e lira nga puna dhe orët e sigurta të pushimit janë nën presion. Oraret e punës ndryshojnë në periudha afatshkurtra, shumë punonjës vazhdojnë të punojnë deri vonë në mbrëmje, dhe mundësia për të pasur qasje në fundjavë është më e madhe. Pasojat janë rritje e tendosjes mendore, shqetësimet fizike dhe mungesa në punë për shkak të sëmundjes. 
Kjo është veçanërisht e vështirë për prindërit që punojnë, sepse vendet dhe oraret e punës po bëhen më pak të planifikuara. Kjo situatë e pasigurtë prek kryesisht njerëzit me rroga të ulëta dhe që nuk kanë zgjidhje tjetër: gra, njerëz që kanë përgjegjësi për përkujdesje, punonjës të shitjes, të përkujdesjes, të hotele dhe restoranteve, të logjistikës - shumica migrantë. Për ata, fleksibiliteti do të thotë detyrim. Për ta, puna e të dielës do të thotë mungesë të jetës familjare, mungesë e kohës për çlodhje, dëm për shëndetin.

Spiralja e pasigurisë vazhdon

Pavarësisht problemeve të njohura për punëmarrësit, familjet e tyre dhe para së gjithash për shëndetin e tyre, punëdhënësit dhe parlamenti borgjez po shtyjnë përpara propozime, të cilat në masë të madhe e rrisin orarin e punës. Në tregtinë me pakicë, kantonet duan të lejojnë deri në 12 të diela si ditë pune, në vend të katër si deri më tani. Edhe më serioz është rishikimi i Ligjit të Punës dhe e drejta obligative, e miratuar nga parlamenti. Kjo lejon punën e të dielave në zyra pa leje dhe pothuajse në të gjitha industritë dhe i bën ditë të gjata të punës nga mëngjesi deri vonë të bëhen normale.

Nën etiketën “Telework“ minohet mbrojtja e të punësuarve.

Nga kjo do të preken më shumë se 1.5 milion punëtorë. Këshilli Federal i neglizhon rreziqet dhe u del krah vetëm punëdhënësve. Delegatët e SGB(USS-së vendosën unanimisht vijat e kuqe të qarta. Jo shtrirjes të punës gjatë të dielës. Jo shkurtimit të kohës së pushimit dhe zgjatje të orëve ditore të punës. Dhe rregulla të qarta për të parandaluar shtyrjen e punëmarrësve për të punuar jashtë orarit aktual. Nëse propozimi miratohet në parlament si në Këshillin Kombëtar, atëherë Bashkimi i sindikatave do të mbledh nënshkrime për referendum.