Pagat minimale ne Gastronomi në përputhje me mesataren e shtrenjtimit vjetor do të ngritën për 1,1 përqind. Kështu ka vendosur Gjykata e Arbitrazhit, pas dështimit vitin e kaluar të bisedimeve mes sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve. Për Unia kjo është e pamjaftueshme.
Gjendja ekonomike në Gastronomi është e mirë. Shumë ndërmarrje janë në kërkim të dëshpëruar për punëtorë. Njëkohësisht mungojnë kuadrot e reja dhe sektori ka problem imazhi shkaku i pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës. Megjithatë shoqatat e punëdhënësve nuk janë treguar të gatshme në bisedimet e fundit që ngritjen e drejtë të pagave minimale ta aprovojnë.
Prandaj Gjykatat e Arbitrazhit duhet që të përcaktojnë pagat minimale për vitin 2025. Ngritja përkatëse e shtrenjtimit vjetor mesatar prej 1,1 përqind është minimumi absolut. Ky rezultat është zhgënjyes dhe nuk i kontribuon rrugëtimit për pagat minimale, që mjaftojnë për të jetuar dhe aspak për të zgjidhur problemet e shumëfishta, me të cilat përballet sektori. Kështu atraktiviteti i sektorit do të ulet më tej dhe mungesa e personelit do të ashpërsohet vazhdimisht.
Pagat minimale vlejnë nga 1 shkurti 2025
Pagat minimale mujore
Pagat minimale për orë*
CHF 3706.-
CHF 20.36
CHF 3935.-
CHF 21.62
CHF 4062.-
CHF 22.32
CHF 4519.-
CHF 24.83
CHF 4626.-
CHF 25.42
CHF 5282.-
CHF 29.02
* Bazuar në javën 42-orëshe, shtuar edhe shtesat për pushimet (10.65%), festat zyrtare (2.27%) dhe paga e muajit të 13-të (8.33%). ** Tek punësimi i ri ose ndryshim të ndërmarrjes gjatë një periudhe të kufizuar hyrëse fillestare, e mundur një ulje prej 8%. Pagat ligjore minimale kantonale (GE, NE) me këtë rast nuk duhet të zvogëlohen.
Për bisedimet e sivjetme për pagat minimale nga viti 2026, Unia pret që shoqatat e punëdhënësve të ndihmojnë në rritjen e niveleve të pagave në sektor në një nivel më të mirë. Për të përmirësuar pagat Unia do të angazhohet gjithashtu në rinovimin e ardhshëm të Kontratës Kolektive shtetërore të Punës (L-GAV), për shembull duke kërkuar rregullim automatik të inflacionit për pagat minimale dhe efektive.