Shoqëri
Pengimi i dhunës specifike shoqërore është edhe përgjegjësi sindikaliste

"Dhuna specifike shoqërore edhe më tej është përditshmëri"

- Antonin Rohdich

Nga 15 nëntori deri më 10 dhjetor zhvillohen 16 ditët ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave - edhe Unia është pjesëmarrëse.

Zvicra nuk bënë mjaftueshëm kundër dhunës patriarkale

Fushata parandaluese "16 ditë kundër dhunës" është një fushatë proteste e përbërë nga demonstratat, aksionet, konferencat, pjesët teatrale dhe shumë më shumë dhe zhvillohet si ndërkombëtare që nga viti 1991 për çdo vit nga 25 deri me 15 dhjetor - sivjet me temën "Rrugëdaljet nga dhuna". Fjala është për dhunën specifike shoqërore, e cila edhe më tej është e përhershme - dhe ndaj të cilës bëhet shumë pak: Edhe më tej në raportet e mediave aktet e dhunës paraqiten si "dramë marrëdhëniesh", organet e ndjekjes vazhdojnë të reagojnë papërshtatshëm, shtëpitë e grave kanë pak vende dhe ndihma viktimave nuk posedon mjetë të mjaftueshme. Ndaj kësaj gjendje duhet vepruar urgjentisht: Luftimi i dhunës shtëpiake, dhunës së seksualizuar dhe specifike shoqërore duhet përfundimisht të përcaktohet si prioritet politik, duhet të krijohen vende të mjaftueshme mbrojtjeje për të prekurat nga dhuna (dhe të siguruara financiarisht!), nevoja e parave tek ndihma viktimave duhet të përballohet, këshillimoret duhet të jenë të hapura për të gjitha të prekurat dhe duhet të ketë zgjidhje të vërteta pasuese për të prekurat nga dhuna.

Përfshirja e sindikatës

Unia merr pjesë që nga viti 2009 çdo vit në 16 ditët kundër dhunës dhe është e përfshirë edhe sivjet. Ajo si sindikatë ka një traditë të gjatë feministe, dhe si e tillë përfaqëson të drejtat e grave punëtore - jo vetëm në çështjet e pagave dhe pensioneve, porse edhe marrë parasysh dhunën patriarkale. Në konferencën e fundit të grave të Unia përkitazi me këtë çështje është aprovuar parashtresa, e cila kërkon nga sindikata. të zhvillojë një fushatë nacionale konkrete kundër dhunës patriarkale - me mjetet e sindikatës dhe veçanërisht me përqendrim në dhunën patriarkale në botën e punës. Gjithë këtë edhe në sektorët me pak gra dhe duke marrë parasysh shtypjen e shumëfishtë (p.sh. që presioni dhe prekshmëria kanë tendencë më të lartë, nëse një grua njëherit është edhe migrante/transe/lesbe).

Demonstratë e madhe me 23 nëntor!

Aksioni kryesor sivjet është një demonstratë e madhe në Bernë. Ajo zhvillohet me moton "Krah për krah kundër dhunës dhe shtypjes" dhe fillon në ora 14:00 enë Schützenmatte. Dhuna ndaj grave dhe personave LGBTQ+ ne përket të gjithë neve -Andaj -shënojeni demon në agjendën tuaj dhe mobilizoni koleg:et, miqtë dhe të afërmit!

Vega Home – 16 Tage gegen Gewalt an Frauen