«Pa ne nuk ka as mure e as tavana të ngjyrosura» (Foto: Elisabeth Fannin)
Punë
Informacione mbi udhëtimin falas i gjeni këtu

Paga më të larta për molerët dhe suvatuesit

- Darinka Filipovic

Deri në 100 franga më shumë pagë dhe paga më të larta minimale: Unia mundi të arrinte një sukses të ndërmjetëm në bisedimet për kontratën kolektive të punës në sektorin e lyerjes dhe suvatimit dhe të shmangte javën 6-ditore.

Suksesi i parë i pjesshëm në bisedimet e KKP-së me shoqatën zvicerane të molerëve dhe suvatuesve (SMGV): Shoqata në fjalë me 27 mars ka miratuar një rritje pagash për punëmarrësit. Me këtë edhe punëdhënësi pranon nevojën e rritjes së pagave shkaku i rritjes së kostos së jetesës. Konkretisht, molerët dhe suvatuesit në Zvicrën gjermanofolëse, Jura dhe Tiçino do të marrin një rritje page prej 100 frangash, dhe pagat minimale do të rriten deri në 50 franga në muaj. Pos kësaj edhe KKP e vjetër do të zgjatet deri në mars të vitit 2026.

Një hap në drejtim të duhur

Bruna Campanello, drejtues e sektorit të zejeve në Unia, thotë:

"Me miratimin e tyre, punëdhënësit po bëjnë një hap në drejtimin e duhur. Falë mobilizimit të fuqishëm të molerëve dhe suvatuesve u mundësua edhe kundërshtimi i suksesshëm i javës 6-ditore." Molerja Yelines Hofer, e cila ishte pjesëmarrëse e bisedimeve, megjithatë sheh nevojën për veprime të mëtejme. "Mungesa e punonjësve të kualifikuar është dramatike dhe sektori vazhdon të mbetet prapa me pagat dhe pushimet."

Bisedime tjera të KKP-së

Për bisedime të mëtejshme, Unia kërkon jo vetëm paga më të larta dhe më shumë kohë pushimesh, por edhe heqjen e kohës së udhëtimit të papaguar dhe një shtesë page për punën e së shtunës. Pos kësaj, kërkohet mbrojtje më e mirë për punëtorët e moshuar, si dhe një pagë minimale dhe një pagë mujore e 13-të për praktikantët. Hofer thotë: "Punëdhënësit duhet patjetër të ndërmarrin hapa të mëtejmë në bisedime, përndryshe sektorit së shpejti do ti mungojnë edhe më shumë njerëz të kualifikuar."