Me 24 nëntor 2024 zviceranët me të drejtë vote do të votojnë mbi ndryshimin e ligjit për sigurimet shëndetësore (EFAS). Sindikatat i thonë JO kësaj parashtrese. Pasi që ajo bie përkeq të siguruarit, për pacientët dhe për personelin shëndetësor.
EFAS-Financim i unifikuar i shërbimeve ambulatore dhe stationare- sjell përkeqësime të ndjeshme për popullatën. Përfshirja e kujdesit afatgjatë, ku kostot do të rriten veçanërisht shpejt, do të ngritë edhe më lartë premitë. Përmes reformës kantonet ua bartin përgjegjësinë për kujdesin shtëpive të kujdesit dhe Spitex-it. Ato tani do të transferonin 13 miliardë franga tatimesh drejtpërdrejtë tek kompanitë e sigurimeve shëndetësore. Për pacientët pa sigurim shtesë kërcënon të ketë një përkeqësim i cilësisë së kujdesit.
Me EFAS, fushat e kujdesit spitalor (spitalet dhe shtëpitë e të moshuarve) dhe trajtimi ambulator (praktikat e mjekëve, klinikat ambulatore spitalore dhe Spitex), të cilat aktualisht financohen ndryshe, tani do të rimbursohen në të gjithë Zvicrën sipas një çelësi financimi të njëtrajtshëm. “Me EFAS, përveç 35 miliardë parave të bonusit, 13 miliardë nga paratë tona të tatimeve do të menaxhoheshin çdo vit nga fondet private, pa legjitimitet demokratik dhe pa transparencë,” shpjegon presidenti i SGB Pierre-Yves Maillard. Paguesit e premive në të ardhmen do të duhet të përballojnë vet tre të katërtat e kostove në të gjitha fushat e kujdesit.
Në kujdesin afatgjatë (shtëpitë e të moshuarve dhe Spitex), përgjegjësia aktuale e përcaktuar e kantoneve do të fshihet nga ligji. Do të duhej të negociohej një tarifë e re standarde me kompanitë e sigurimeve shëndetësore. Viktimë krahas pacientëve do të ishin gjithashtu kujdestarët e tyre. "Përmes heqjes së mekanizmave ekzistues të financimit dhe uljes së angazhimit të kantoneve do të rritet kostoja ekzistuese dhe presioni ndaj personelit," thotë Veronique Polito, zëvendës-presidente e Unia.
Kjo reformë është sajuar nga lobi i kompanive të sigurimeve shëndetësore, klinikave private dhe organizatave të kujdesit fitimprurës. Me tërheqjen e planifikuar të kantoneve nga përgjegjësia e financimit dhe organizimit për shtëpitë e të moshuarve dhe Spitex, tapeti i kuq do të shtrihej për aktorët privatë, të orientuar drejt fitimit. Kështu ata do mund të përzgjedhin pacientët më fitimprurës. Njëkohësisht, kompanitë e sigurimeve shëndetësore kanë interes për racionimin e kujdesit bazë, për të shitur më shumë sigurime shëndetësore shtesë. Humbës do të ishin të gjithë të siguruarit normal. Katharina Prelicz-Huber, deputete nacionale e të gjelbërve, shpjegon: “Me rishikimin ligjor do të mundësohej një zhvendosje e madhe e pushtetit drejt kompanive të sigurimeve shëndetësore dhe larg kontrollit demokratik, por edhe vendimeve mjekësore dhe nevojave të pacientëve.”
Për më shumë informacione mbi fushatën Gjermanisht / Frëngjisht / Italisht