1 Maji, i njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Punës, është një datë e rëndësishme për punëmarrësit në mbarë botën, por edhe në Zvicër, sepse është e lidhur ngushtë me historinë e lëvizjes punëtore dhe luftën për kushte më të mira pune. Sindikatat e përdorin këtë ditë për të tërhequr vëmendjen mbi nevojat e punëtorëve. Këtu përfshihen pagat e drejta, kushtet më të mira të punës, barazia dhe sigurimi social.
Këtë vit, fokusi do të jetë te "Iniciativa e Kaosit" e SVP/UDC-së. Kjo përbën një rrezik serioz për punëmarrësit në Zvicër. Nëse ajo miratohet më 14 qershor, rrezikohet shkëputja e marrëveshjeve dypalëshe me BE-në – me pasoja të drejtpërdrejta për punët dhe të ardhurat tona. Në të njëjtën kohë, iniciativa përhap një narrativë problematike: Ajo i paraqet emigrantët në mënyrë të përgjithësuar si kërcënim – sikur ata po marrin vendet e punës dhe po ulin pagat. Në këtë mënyrë nxitet qëllimisht frika dhe shmangur vëmendja nga shkaqet e vërteta të presionit mbi pagat dhe marrëdhënieve të pasigurta të punës.Nën petkun e "qëndrueshmërisë", SVP-ja ndjek edhe një herë një politikë përjashtuese. Në vend që të paraqiten zgjidhje, njerëzit vihen kundër njëri-tjetrit – kjo dobëson bashkëjetesën dhe në fund godet të gjithë punëtorët
Le të angazhohemi së bashku për të drejta të forta, vende pune të sigurta dhe paga të drejta – për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë këtu. Nën moton "mbrojtje të vendeve të punës dhe pagave – JO izolimit!", ne dalim së bashku në rrugë në Ditën e Punës.
Eja edhe ti!
Këtu gjeni nyjën me informacione mbi aktivitetet në mbarë Zvicrën:1 Maj 2026: Mbroni vendet e punës dhe pagat – JO izolimit!