KKP e re e industrisë së orëve, e cila është nënshkruar nga Unia dhe Shoqata e punëdhënësve të industrisë zvicerane të orëve (CP), hyn në fuqi në muajin korrik. Ajo bie përmirësime të shumta, para së gjithash tek pushimi i lehonisë dhe atësisë. Dhe punëdhënësit paguajnë më shumë në premitë e Arkave shëndetësore.
Kontrata e re Kolektive e Punës (KKP) është negociuar mes muajit mars 2023 dhe shkurt 2024, ndërsa do të hynë në fuqi me 1 korrik 2024. Ajo vlen për gati 55'000 punëmarrës dhe për mbi 500 ndërmarrje. KKP-ja rritë pushimin e lehonisë (nga 17 në 19 javë) dhe pushimin e atësisë (3 javë). Kontributi i punëdhënësve në premitë e Arkave shëndetësore do të rritet (195 franga nga janari 2025) dhe pensioni kalimtar i AHV/AVS-së, si zgjidhje për pensionim të parakohshëm, do të përmirësohet (30'000 franga)
KKP-ja e re pos tjerash fuqizon të drejtat e punëmarrësve përkitazi me kufizimin e punës së përkohshme, barazisë në paga, qasjen vullnetare në punën e pjesshme dhe mbrojtjen e largimit nga puna për punëmarrësit mbi 55 vjeç. Ajo ofron një mbrojtje më të mirë të delegatëve sindikalistë dhe mundëson një pushim zemërgjerë për pjesëmarrje në mbledhjet e personelit dhe atyre sindikaliste.
Pas zgjatjes së Kontratës Kolektive të Punës në mes të pandemisë për dy vite e gjysmë, u mundësua që punët përgatitore të rifillojnë në vjeshtë të vitit 2022, dhe gjashtë muaj më vonë filluan negociatat. Për bisedimet, që zgjatën gati një vit, u nevojitën dhjetë mbledhje plenare. Ishin diskutuar 28 kërkesat, 15 nga të cilat ishin aprovuar. Unia është e kënaqur për këtë rezultat.
Kjo KKP e re vlen për pesë vite e gjysmë, deri më 31 dhjetor 2029. Bëhet fjalë për KKP-në e gjashtëmbëdhjetë të këtij sektori. KKP-ja e parë për industrinë e orëve është nënshkruar para 87 viteve.