Iniciativa ekstreme e njohur si "Jo një Zvicër 10 milionëshe" do të shkatërrojë mbrojtjen e pagave dhe të drejtën për t'u vendosur në Zvicër. Pasojat e saj:
Masat shoqëruese të lëvizjes së lirë të njerëzve do të hiqen dhe mbrojtja e pagave dhe e kushteve të punës do të dobësohet.
E drejta për t’u vendosur dhe punuar në të njëjtat kushte do të hiqet si për shtetasit zviceranë ashtu edhe për ata të BE-së. Ndalimi i diskriminimit midis punëtorëve vendorë dhe të huaj do të bjerë, duke hapur rrugën për shtypjen e pagave, për përçarje dhe për një ulje të përhapur të pagave.
Fundi i marrëveshjeve dypalëshe me BE-në do të shkaktojë kaos ekonomik. Qindra mijëra vende pune në ekonominë e eksportit do të rrezikohen. Mungesa e stafit do të përkeqësohet në sektorë të rëndësishëm sistemor, siç është shëndetësia.
Votoni dhe inkurajoni më të dashurit tuaj të votojnë JO më 14 qershor!