Punë
Politikë
Çmimet, qiratë, premitë e sigurimit shëndetësor: Gjithçka po shtrenjtohet

Koha e fundit për paga më të larta!

- Hilmi Gashi

Që nga viti 2021 pagat reale janë zbritur. Kjo edhe përkundër lulëzimit ekonomik. Tani duhet të ngritën pagat! Prandaj do të ketë demonstratë të madhe të pagave me 21 shtator në Bernë.

Që nga viti 2020 çmimet janë rritur hap pas hapi për 7 përqind. Kjo rritje është e madhe!  Personat dhe familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë të prekur posaçërisht. Për ta bëhet gjithnjë e më vështirë, për të përballuar jetesën. Barra e premive tek sigurimet shëndetësore janë rritur për familje rreth 1620 franga dhe 630 për një person të vetëm. Qiratë rreth 960 franga për familje dhe 840 për person të vetëm. Gjithashtu artikujt ushqimor, harxhimet për rrymë dhe mjete komunikacioni rriten dukshëm. 

Pagat reale ulen

Ndërsa çmimet ngritën, pagat humbin në vlerë. Kështu si pasojë pagat reale në tri vitet e fundit kanë shkuar prapa. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që nga lufta e dytë botërore. Shtrenjtimi ka gllabëruar të ardhurat e disponueshme pa i kompensuar ato. Noémie Zurlinden, ekonomiste tek Unia vjen në përfundim, se nga kjo humbje e pagave reale janë të prekur të gjithë sektorët. “Ka edhe shumë punë për t'u bërë sa i përket pagave. Tani ne duhet të mbyllim boshllëkun e pagave."

Ka para të mjaftueshme

Ekonomia është duke ecur shumë mirë. Në Zvicër mbretëron punësim i plotë dhe ka mungesë së fuqisë punëtore. Fitimet dhe shpërndarjet për aksionar:et në lartësi miliardash po rriten. Gjithashtu fitimet e prodhimtarisë po shumohen, mirëpo ato nuk po shpërndahen drejtë.
Në lidhje me negociatat për pagat në vjeshtë, sindikatat po bëjnë thirrje për kompensim të shtrenjtimit të tri viteve të fundit për të gjithë punëmarrësit, rritje pagash për të gjithë, me një rritje të madhe të përgjithshme për punëmarrësit me pagat më të ulëta. Më tej nevojiten paga minimale të arsyeshme prej 4500 frangave dhe së paku 5000 franga për punëmarrësit me kualifikim të kryer. Sikur edhe më parë mbretëron nevoja për përmirësim të pagave në të ashtuquajturat “profesione të grave”. Për të parandaluar humbjen e pagave nevojitet kompensim automatik në Kontratat Kolektive të Punës.

Thirrje për pjesëmarrje në demonstratë.

Punëmarrësve nuk do t'u dhurohet asgjë. Suksesshëm për më shumë pagë ne mund të negociojmë vetëm nëse bashkojmë forcat tona nëpër ndërmarrje dhe në rrugë", kështu thotë ftesa e Unia. Andaj: Shëno demonstratën e madhe në agjendë dhe lajmërohu - bashkë me koleg:et, shokët e shoqet dhe familjen tënde - për transportin falas për në Bernë!

Vega për lajmërim: Demonstrata e madhe e pagave