Jeta në Zvicër
Shkëmbim direkt, rrjetëzim, informacion

Komuniteti portugez u takua në Samedan për të shkëmbyer ide

- Loris Conversano

Samedan – Të premten, 19 qershor 2026, komuniteti portugez i Engadinit u takua në Centro të FC Lusitanos në Samedan,. Kantoni i Grabynden (GR) për një mbrëmje informuese dhe shkëmbimi. Ky aktivitet u organizua nga sindikata Unia. Në qendër të vëmendjes ishin pyetjet rreth kushteve të punës, sigurimeve shoqërore, pensionit të pleqërisë si dhe shkëmbimi personal brenda komunitetit.

Aktiviteti bëri të qartë rolin e rëndësishëm që komuniteti portugez luan prej dekadash në Engadin. Shumë portugezë dhe portugeze punojnë në sektorë kyç të rajonit, si në ndërtim, pastrim, hoteleri, gastronomi dhe në profesione të tjera shërbimi. Në këtë mënyrë, ata kontribuojnë ndjeshëm në funksionimin e përditshmërisë dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit turistik. Bruno da Costa Palmeira, sekretar sindikal i Unia-s për Zvicrën Lindore, theksoi rëndësinë e takimeve të tilla. Shkëmbimi direkt mundëson sqarimin e pyetjeve, përcjelljen e informacioneve dhe rrjetëzimin e njerëzve me njëri-tjetrin. Veçanërisht për tema si kontratat kolektive të punës, orari i punës, sigurimet shoqërore apo pensionet, ekziston një nevojë e madhe për informacion të kuptueshëm dhe këshillim personal.

Shqetësime për koston e lartë të jetesës

Përveç temave të së drejtës së punës, në takim u diskutuan edhe sfidat me të cilat përballen shumë familje portugeze në Engadin. Këtu përfshihen veçanërisht kostot e larta të banimit dhe të jetesës, pyetjet rreth sigurisë afatgjate financiare si dhe perspektivat e së ardhmes për familjet dhe të rinjtë në rajon.

Porugezët dhe Engadini

Në të njëjtën kohë, aktiviteti tregoi edhe rrënjosjen e fortë të komunitetit portugez në Engadin. Vende takimi si Centro i FC Lusitanos për shumë njerëz janë më tepër se thjesht lokale shoqatash; ato janë vende takimi, shkëmbimi kulturor dhe kohezioni shoqëror. Prandaj, mbrëmja në Samedan ofroi hapësirë jo vetëm për informacione, por edhe për biseda personale, kontakte të reja dhe forcimin e ndjenjës së bashkësisë.

Me këtë takim, Unia dha një shenjë për dialog, afërsi dhe mbështetje. Qëllimi ishte t'u jepeshin pjesëmarrësve informacione konkrete, t'u tregoheshin personat e kontaktit dhe në të njëjtën kohë të bëhej i dukshëm rëndësia e komunitetit portugez për Engadinin.