2 Fallschirmspringer am Start für einen Tandem-Sprung mit weissrotem Fallschirm mit der Aufschrift "Unia"
Më shumë kohë për përkujdes të familjes dhe kohë për të mbushur bateritë.
Punë
Politikë
Unia shpallë Manifestin mbi uljen e orarit të punës

Më shumë kohë për të jetuar

- Mirjam Brunner, sekretare specialiste e bazave politike

Unia kërkon orar më të shkurtër pune me të njëjtën pagë. Nënshkruaj manifestin për uljen e orëve të punës dhe mbështet angazhimin për kohë më të lirë të disponueshme krahas punës fitimprurëse.

Me një mesatare prej 41.7 orë pune në javë, punonjësit me kohë të plotë në Zvicër punojnë më së gjati në të gjithë Europën (shih grafikun). Shumë nga ta punojnë edhe më shumë sepse ligji lejon javë pune deri në 50 orë. Kjo është e tepërt. Këta orar të gjatë pune dëmtojnë shëndetin. Gjithashtu, ritmi dhe intensiteti i kërkuar i punës vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë. 28% e punonjësve në Zvicër ndihen të stresuar në punë. Rreziku, që ata të përjetojnë dërrmimin rritet, veçanërisht tek njerëzit me të ardhura të ulëta. Kjo është e padrejtë. Neve na takon më shumë kohë për tu çlodhur nga ngarkesat në punë!

Grafik: Durschnittliche Anzahl Stunden nach Vollzeitarbeitnehmenden
Quelle: Wenn die Arbeitszeitverkürzung fruchtet (workzeitung.ch)

Ulje e përgjithshme e orarit të punës për më shumë barazi

Punët e nevojshme familjare dhe shtëpiake nuk mund të kryhen krahas ngarkesave kaq të larta të punës me kohë të plotë. Prandaj, puna me kohë të pjesshme si zgjidhje individuale është veçanërisht e përhapur tek gratë. Ato marrin paga më të vogla, pensione më të ulëta dhe disfavore përkitazi trajnimeve të mëtejshme dhe mundësive për karrierë. Ne kemi nevojë për një ulje të normës së punës me kohë të plotë, në mënyrë që të gjithë të kenë më shumë kohë për punë pa pagesë.

Më shumë kohë e lirë me të njëjtën pagë është e mundur

Për një jetë të mirë nevojitet më shumë kohë dhe më shumë para. Andaj ne kërkojmë rritje pagash së bashku me më shumë kohë të lirë. Mes viteve  2016 dhe 2022, produktiviteti i punës në Zvicër është rrit me 10.3%. Ndërsa, pagat nominale u rritën vetëm me 3.4%. Një rishpërndarje e përfitimeve të produktivitetit përmes më shumë kohë të lirë do të ishte një plotësues i rëndësishëm për rritjen e pakët të pagave.

Përveç uljes së orarit të punës me kohë të plotë, kërkesat për më shumë mbrëmje të lira, fundjava të rregullta pushimi, heqja e ndërrimeve të ndara, pushimet me pagesë, më shumë pushime dhe ditë feste me pagesë si dhe pensioni i parakohshëm janë gjithashtu pjesë e luftës sonë për më shumë kohë të disponueshme personale.

Manifesti për uljen e orarit të punës – nënshkruaj tani  / Gjermanisht

Manifesti për uljen e orarit të punës – nënshkruaj tani /  Frëngjisht

Manifesti për uljen e orarit të punës – nënshkruaj tani /  Italisht