Një e katërta e popullsisë në Zvicër nuk ka pasaportë zvicerane dhe rrjedhimisht nuk ka të drejtë të shprehjes politike. Këtë duam ta ndryshojmë! Regjistrohu për webinarin në gjuhën shqipe dhe mëso gjithçka rreth Iniciativës për Demokraci dhe se si mund të angazhohesh.
Një e katërta e popullsisë në Zvicër jeton, punon dhe paguan taksa në këtë vend, nuk ka pasaportë zvicerane. Ligji aktual për fitimin e shtetësisë është ndër më të rreptët në Evropë. Procedurat janë të ndërlikuara, të shtrenjta dhe shpeshherë të padrejta.
Nisma për demokracinë kërkon ta ndryshojë këtë situatë. Nisma propozon rregulla të drejta që u japin mundësi të fitojnë shtetësinë të gjithë personave që jetojnë ligjërisht në Zvicër prej të paktën 5 vitesh dhe kanë njohuri bazë të një gjuhe kombëtare.
Pse situata aktuale përbën një problem për demokracinë.
Çfarë do të ndryshojë konkretisht kjo nismë dhe çfarë përfitimesh do t’u sjellë personave të interesuar.
Si mund të kontribuosh në fushatë dhe të flasësh për të me njerëzit që të rrethojnë.
Regjistrohu falas në uebinar (seminar në linjë) dhe bashkohu me fushatën. Presim me kënaqësi që të kemi në mesin tonë!
Ne zhvillojmë Uebinarë në Zoom në gjuhën shqipe. Lajmërohu me këtë nyje (link)
Natyrisht se mund të lajmëroheni edhe për Uebinarë në gjuhët e vendit.
Deutsch Französisch Italienisch