Punëmarrësi me instrumentin matës në një punishte ndërtimi
Punë
Politikë

Puna natën dhe të dielave: Shëndeti duhet mbrojtur!

- Marie Saulnier Bloch

Shumë nga ne janë të prekur nga puna natën dhe të dielave. Megjithatë, parlamenti çrregulloi ligjin e punës me pretekstin e një kërcënimi të mungesës së energjisë. Unia lufton që interesat e punëmarrësve të mbrohen dhe që kthesa e nevojshëm energjetike të jetë si një zhvillim ekologjik dhe social.

Përparësi absolute për shëndetin e punëmarrësve!

Para një viti shumica e djathtë në parlament dobësojë rregullat mbi punën natën dhe të dielave, duke shfrytëzuar gjoja mungesën e energjisë. Falë ndryshimit të një urdhërese, situatat e tilla që nga 1 prilli do të konsiderohen si nevoja urgjente për punë natën dhe të dielave. Puna natën dhe të dielave paraqet megjithatë një rrezik për shëndetin e punëmarrësve. Ajo mund të përdoret vetëm në një mënyrë jashtëzakonisht kufizuese. Sipas nenit 48 të Ligjit të Punës, për çdo ndryshim të orarit të punës duhet të konsultohen punëmarrësit. Kjo vlen edhe për këtë situatë të jashtëzakonshme. Puna natën dhe të dielave lejohet vetëm duke respektuar kushtet e jashtëzakonshme.

 

Kthesa energjetike duhet të merr parasysh interesat e punëmarrësve

Nuk është çështje e punëmarrësve, që ata të paguajnë për rrezikun, pse Zvicra merr përsipër varësinë nga lëndët djegëse fosile. Tani është koha për të zhvilluar një kthesë ekologjike dhe sociale të ardhmërisë energjetike të Zvicrës. Unia lufton kundër përkeqësimeve të kushteve tona të jetës dhe të punës. Ne duam të ndikojmë. Jemi ne punëmarrësit, që jemi pjesë efektive përbërëse e mirëqenies së tanishme dhe të vendimmarrjes për një politik të drejtë dhe të qëndrueshme, për njerëzit në vend e jo për profitin.