Konferenca e migracionit e Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS) ka dërguar një sinjal të fortë kundër të ashtuquajturës (nismë për qëndrueshmëri) të SVP/UDC. Rreth 60 pjesëmarrës diskutuan ndikimet e këtij propozimi radikal më 13 shtator 2025 - dhe miratuan një rezolutë të qartë: Nisma rrezikon pagat, vendet e punës dhe të drejtat e të gjithë punëmarrësve.
Nisma e SVP/UDC-së synon t’i japë fund lëvizjes së lirë të personave dhe të përfundojë marrëveshjet dypalëshe me BE-në. Me këtë dukshëm do të dobësohej edhe mbrojtja e pagave. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS) Pierre-Yves Maillard paralajmëron: "Zvicra jeton nga migracioni. Njerëzit, të cilët punojnë dhe jetojnë tek ne, duhet mbrojtur." Nisma është sulm në të arriturat sociale dhe nxitë ndarjen dhe pasigurinë. Hilmi Gashi, kryetar i Komisionit të Migracionit të Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës (SGB/UBS), në fjalën e tij hyrëse theksoi: "Me këtë nismë, SVP/UDC po nis një sulm frontal ndaj progresit të arritur për migrantët - dhe kështu mbi themelet e punës sonë sindikale." Lëvizja sindikale reagon me solidaritet dhe organizim kolektiv. Rezoluta thotë: Një ndarje e punëmarrësve sipas prejardhjes ose statusin e qëndrimit nuk është e pranueshme.
Konferenca krahasoi gjithashtu paralelet historike me nismën Schwarzenbach të vitit 1970. Historiani Damir Skenderoviç kujtoi se si partitë e krahut të djathtë në atë kohë përdorën retorikë raciste për të dëbuar qindra mijëra njerëz nga vendi. Sot po përsëritet ai model: SVP/UDC-ja po krijon një krizë dhe po ofron një zgjidhje të supozuar - me pasoja shkatërruese. Kryetarja e Unia-s, Vania Alleva, e bëri të qartë se nisma nuk prek vetëm migrantët, por të gjithë punëmarrësit: "Instrumentet tona mbrojtëse të fituara me mund kundër dumpingut të pagave dhe për kushte të mira pune do të rrëzoheshin." SVP/UDC dëshiron të shtyjë përpara një politikë antinjerëzore nën maskën e qëndrueshmërisë, një politikë që ndan familjet dhe që izolon Zvicrën ndërkombëtarisht.
Krahas kritikës për nismën u diskutua edhe mbi rrugët e pjesëmarrjes politike. Në punëtoritë e mbajtura u përpunuan strategjitë për natyralizimin e lehtësuar, për mikro-betejat lokale dhe për angazhimin sindikal. Sepse pjesëmarrja politike edhe pa pasaportë zvicerane është e mundur – dhe urgjentisht e nevojshme. Pjesëmarrësit në konferencë kërkuan që migrantët jo vetëm të reagojnë ndaj sulmeve, por edhe të shtrojnë aktivisht kërkesa dhe të mund të bashkëkrijojnë. Grupet e punës treguan rrugët konkrete se si pjesëmarrja politike është e mundur edhe pa të drejtën e votës - për shembull përmes iniciativave lokale, punës sindikale ose angazhimit të shoqërisë civile. Në përfundim, konferenca miratoi një rezolutë, e cila e bënë të qartë: Sindikatat qëndrojnë të bashkuara kundër gjuhës së urrejtjes së krahut të djathtë dhe për një shoqëri të bazuar në solidaritet. Nisma e SVP/UDC-së është një sulm ndaj vlerave themelore të Zvicrës - dhe meriton një JO të qartë.Krahas kritikës për nismën u diskutua edhe mbi rrugët e pjesëmarrjes politike. Në punëtoritë e mbajtura u përpunuan strategjitë për natyralizimin e lehtësuar, për mikro-betejat lokale dhe për angazhimin sindikal. Sepse pjesëmarrja politike edhe pa pasaportë zvicerane është e mundur – dhe urgjentisht e nevojshme. Pjesëmarrësit në konferencë kërkuan që migrantët jo vetëm të reagojnë ndaj sulmeve, por edhe të shtrojnë aktivisht kërkesa dhe të mund të bashkëkrijojnë. Grupet e punës treguan rrugët konkrete se si pjesëmarrja politike është e mundur edhe pa të drejtën e votës - për shembull përmes iniciativave lokale, punës sindikale ose angazhimit të shoqërisë civile.
Në përfundim, konferenca miratoi një rezolutë, e cila e bënë të qartë: Sindikatat qëndrojnë të bashkuara kundër gjuhës së urrejtjes së krahut të djathtë dhe për një shoqëri të bazuar në solidaritet. Nisma e SVP/UDC-së është një sulm ndaj vlerave themelore të Zvicrës - dhe meriton një JO të qartë.
Rezoluta në gjermanisht, frëngjisht, italisht