Falë Unia-s, paga të reja minimale në pikat e karburantit dhe shërbime më të mira të punës
Punë
Kontratë kolektive për punonjësit e stacionave të karburanteve

Paga më të larta dhe planifikim më të mirë pune

- Darinka Filipovic

Kontrata e përgjithshme e punës (KPP) për stacionet e benzinës u rinegociua me sukses dhe hyn në fuqi nga janari 2026. Bisedimet midis Unia-s dhe partnerëve të tjerë kontraktues çuan në paga më të larta dhe planifikim më të mirë të punës në periudhën 2026-2028. Në total, KPP prek rreth 14,000 punëtorë në tregtinë me pakicë të Zvicrës dhe është e zbatueshme në nivel kombëtar, duke përfshirë edhe knatonin Tiçino.

Për më shumë se dhjetë vjet (2018-2028) me iniciativën e sindikatës Unia, paga minimale do të rritet për 280 franga në muaj, që është një plus i një page të 13 shtesë. Në periudhën 2026-2028 të gjitha kategoritë e pagës minimale do të rriten me gjithsej 120 franga. Përshtatjet do të bëhen në të njëjtën kohë në të gjithë Zvicrën, gjë që paraqet një përmirësim të rëndësishëm në krahasim me rregulloret e mëparshme.

Rritja e pagës ishte e nevojshme.

Unia i sheh këto rritje të pagave si një masë të domosdoshme për të përmirësuar pagat deri tani të ulëta në sektorin e pikave të karburantit. Kontrata e përgjithshme e punës gjithashtu mund të parandalojë përkeqësimin e mëtejshëm të kushteve të punës: Planifikimi i punës dhe siguria në vendin e punës janë përmirësuar, që do të thotë, ndër të tjera, një shpërndarje më e drejtë e orëve të punës dhe më shumë besueshmëri.

Përparësi të tjera të KPP 2026-2028

Përparësit tjera nga KPP 2026-2028 përfshijnë kurse gjuhësore pa pagesë dhe trajnime për parandalimin e dhunës, si dhe trajnime të mëtejshme në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë. Anëtarët e Unia-s gjithashtu marrin pjesën më të madhe të kontributit profesional të paguar për KPP-në; detajet mund të gjenden sipas nevojës në sekretariatn më të afërm të Unia në regjionin tuaj.

Përmirësime të mëtejshme janë të nevojshme

Pavarësisht nga këto përparime, Unia është e përkushtuar që të ketë përmirësime të mëtejshme. Puna në pikat e karburantit është e vështirë: orët e gjata të punës (herët në mëngjes, vonë në mbrëmje, edhe në fundjavë), rreziqet e sigurisë nga sulmet e mundshme të klientëve ose vjedhjet, orët e parregullta të punës dhe pagat me tendencë të ulëta. Për këtë arsye, përveç rritjes së pagës minimale në nivel kombëtar, Unia bën thirrje për rritje të subvencioneve për punën e të dielës dhe të festave, planifikim më të mirë të orarit të punës për më shumë fleksibilitet për punëtorët, mbrojtje më të mirë shëndetësore (përfshirë pushimet e garantuara dhe kompensimet jashtë orarit), siguri më të madhe në punë dhe kohë më të madhe për familjen dhe kohën e lirë (më të shkurtër të punës, më shumë pushime/në fundjavë) dhe përmirësim të lejes së lindjes dhe atësisë.

Bashkë jemi të fortë

Unia angazhohet për interesat e anëtarëve të saj dhe të të punësuarve në pikat e karburantit, por i sheh si sfiduese raundet e ardhshme të negociatave. Një bazë më e fortë e anëtarëve do të rriste ndikimin ndaj punëdhënësve dhe do të rezultonte në përmirësimin e kontratave kolektive të punës, klauzolave të mbrojtjes së pagave dhe kushteve të punës. Me përmirësimet e deritanishme, Unia ka qenë e suksesshme. Synimi mbetet rritja e pagave dhe përmirësimi i plotë i kushteve të punës.
Anëtarësohu tani: Sa më shumë të jemi, aq më shumë peshë kemi ndaj punëdhënësve dhe aq më të mira do të jenë kontratat kolektive të punës, klauzolat e mbrojtjes së pagave dhe kushtet e punës! Falë Unia-s janë arritur përmirësimet e deritanishme.

Anëtarësohu tani: Sa më shumë të jemi, aq më shumë peshë kemi ndaj punëdhënësve dhe aq më të mira do të jenë kontratat kolektive të punës, klauzolat e mbrojtjes së pagave dhe kushtet e punës! Falë Unia-s janë arritur përmirësimet e deritanishme.