Shoqëri
Politikë
Mehr Lohn statt BVG-Bschiss

Pagat e grave të rriten në vend të uljes së pensioneve

- Emine Sariaslan

Në ditën e grevës së grave në të gjithë Zvicrën do të zhvillohen aksione sindikaliste dhe feministe. Pas tri grevave të mëdha të grave, gratë vazhdojnë të luftojnë me pabarazinë strukturore, që ua pamundëson atyre një jetë vetëvendosëse dhe të pavarur. Mirëpo në vend se më në fund të ngritën pagat dhe të mbështeten pagat minimale regjionale, e djathta borgjeze atakon pensionet e arkave pensionale me mashtrimit e BVG/LPP.

Në të gjithë Zvicrën zhvillohen aksione me pastrues:et, larës:et, punonjës:et e gastronomisë dhe infermieret. Kështu fjala bie bashkërisht me Unia ofrohen punëtori mbi ngacmimet seksuale dhe vetëmbrojtjen, apo ato bëjnë piknik të përbashkët dhe zgjasin pauzat e tyre. Do të ketë gjithashtu marshim në Bernë mbi "Domosdoshmërinë sindikale"."Është skandaloze. Ngacmime, paga të ulëta, mosnjohja e punës së papaguar të kujdesit dhe varfëria tek gratë në pleqëri janë simptoma të një shoqërie që zhvlerëson sistematikisht gratë dhe punën e tyre. Grave u sinjalizohet se puna e tyre ka pak vlerë. Në vend se ti rreken problemeve strukturore dhe diskriminimeve, këto individualizohen" kritikon Vania Alleva, kryetare e sindikatës Unia. Gratë kërkojnë njohjen e punës së tyre dhe paga korrekte. Ato je vetëm se kryejnë shumicën e punëve të papaguara të përkujdesjes, porse punojnë gjithashtu në profesionet relevante shoqërore. Megjithatë gati gjysma e grave me arsimim të përfunduar profesional fitojnë më pak se 5000 franga bruto në muaj - marrë parasysh një vend pune me orar të plotë.

14 qershori - dita e grevës së grave

“Në kantonin tim, por edhe në të tjerë dhe në të gjithë sektorët në të cilët punojnë kryesisht gra që nuk mbulohen nga një KKP, ne duam një KKP për të përmirësuar kushtet tona të punës,” thotë Fanny Hostettler, kryetare e specialisteve të Farmacisë të Kantonit Waadt/Vaud. Shoqëria, politika, dhe punëdhënësit përfitojnë nga zhvlerësimi sistematik të punës së grave. Posaçërisht në sektorët me pjesëmarrje të lartë të grave janë të dukshme pagat e ulëta fillestare dhe zhvillim i pamjaftueshëm i pagave. Maryam Goudarzi, shitëse në Cyrih, thotë: “Si të huaj:a, ne jemi të punësuar si të pakualifikuar:a, pavarësisht arsimimeve në vendin tonë. Kjo domethënë më pak pagë, edhe pse ne në të vërtetë punojmë njëjtë sikur të kualifikuarit. [...] Nevojiten 4500  franga për të gjithë punëmarrësit pa kualifikim, më pak se kjo jeta me dinjitet është e pamundur. Kërkesat e Unia janë të qarta: paga më të larta dhe pensione të drejta për gratë tani! Përfundimi i shkollimit profesional duhet t'ia vlejë, dhe ne kërkojmë Kontrata më të mira Kolektive të Punës, veçanërisht në sektorët me përqindje të madhe të grave.