Greva Feministe në Cyrih Foto: Irena German, Unia
Shoqëri
Politikë
Greva Feministe 14 Qershor 2026

Pagë e barabartë, mbrojtje nga dhuna, njohje e punës së kujdesit

- Elise Gérard

 

Më 14 qershor 2026, mijëra njerëz dolën në rrugë në mbarë Zvicrën. Nga Bazeli në Ticino, nga Cyrihu në Lozanë: Kërkesat janë të njëjta si vite më parë dhe ende nuk janë përmbushur: pagë e barabartë, mbrojtje nga dhuna, njohje e punës së kujdesit.

 

Masa njerëzish nëpër rrugë

In Cyrih u mblodhën rreth 60,000 njerëz për një marshim të fuqishëm, i cili zgjati nga ora 17:00 deri në 20:00. Kolektivi i Grevës Feministe organizoi një treg i kujdesit, ku kolektivet dhe sindikatat patën mundësinë të prezantoheshin dhe të informonin mbi planet e tyre për grevën e madhe të kujdesit në vitin 2027. Momentet e qetësisë për përkujtimin e femrave, viktimave të femicidit dhe të personave që kryejnë punë të papaguar u gërshetuan me thirrje të zhurmshme në kor. Në Lozanë demonstruan rreth 15,000 njerëz një ditë më parë, më 13 qershor, me qëllim që më 14 qershor të mund të protestonin në Gjenevë kundër G7-ës. Në Bazel, Sankt Galen, Vintertur, Shafhauzen dhe Olten, manifestimet u karakterizuan nga energjia, solidariteti dhe kërkesat e qarta.

Kush e paguan çmimin e kujdesit?

Një temë e përbashkët u shtri në të gjitha rajonet: njohja dhe shpërndarja e drejtë e punës së kujdesit. Në Ticino, Unia organizoi së bashku me sindikatat e tjera të Konfederatës Sindikale të Ticinos një punëtori gjithëditore me titull "Chi paga il prezzo della cura?" (Kush e paguan çmimin e kujdesit?). Puna e papaguar e kujdesit nuk është një problem privat, por një transferim strukturor i punës falas, i cili u shërben ndërmarrjeve dhe të gjithë sistemit ekonomik, në dëm të grave.

Në Neuchâtel, Solenn Ochsner nga Unia dhe Sabrina Rinaldo nga Sindikata VPOD/SSP folën para më shumë se një mijë demonstruesve: "Greva feministe nuk është një aksion i njëhershëm: është një proces kolektiv. Sepse të paguara, keq të paguara apo pa pagesë fare: Ne jemi të gjitha punëtore."

Perspektiva drejt 14 qershorit të vitit të ardhshëm

Ka mbetur edhe një vit deri te greva e kujdesit në vitin 2027 dhe përgatitjet kanë filluar që tani: Takimet mujore, asambletë e sektorëve dhe fushatat synojnë të mbajnë gjallë mobilizimin. Për më tepër, Unia Vaud e shfrytëzoi 14 qershorin për asamble rekord në sektorët, në të cilat shumica e punonjësve janë gra, si ai i pastrimit dhe rrobalarjes (lavanderisë), duke nisur kështu fushatën për ripërtëritjen e kontratave kolektive të punës.

Greva vazhdon.