Përfundimet e bisedimeve për pagat u sjellin shumë të punësuarve përmirësime reale. Megjithatë, nevoja për përmirësim mbetet e madhe. Pagat reale kanë ngecur për më shumë se 10 vjet dhe mbeten prapa zhvillimit të produktivitetit. Bisedimet kolektive dhe rritja e pagave për të gjithë mbeten qendrore.
Shtrenjtimi aktualisht është shumë i ulët, nga 0,1 deri në 0,2 për qind. Prandaj, për shumë të punësuar ka rritje reale të pagave. Rritja reale e pagave do të thotë që pagat rriten më shumë se çmimet – kështu që mbetet një pagë më e lartë edhe pas marrjes parasysh të rritjes së çmimeve. Në tregti dhe në sektorët e ndërtimit shpesh u negociuan rritje të përgjithshme të pagave dhe kjo shpesh mjaftoi për rritje të vogla reale. Në industri, nga ana tjetër, ka kryesisht vetëm rritje individuale të pagave. Në shumë sektorë me paga të ulëta ka rritje të rëndësishme të pagave minimale. Kështu për shembull në sektorin e pastrimit në Zvicrën gjermane, në shërbimet private të sigurimit dhe në dyqanet e karburanteve. Edhe në sektorin e huadhënies së personelit pagat minimale u rritën. Disa punëdhënës u treguan jashtëzakonisht të prerë në negociatat e pagave. Coop dhe Fenaco refuzuan rritjet e përgjithshme të pagave – negociatat dështuan. Ndërsa te Nestlé në lokacionin e Lozanës dhe te Nespresso kishte madje një vit pa asnjë rritje (Raundi zero).
Inflacioni aktualisht është shumë i ulët, nga 0,1 deri në 0,2 për qind. Prandaj, për shumë të punësuar ka rritje reale të pagave. Rritja reale e pagave do të thotë që pagat rriten më shumë se çmimet – kështu që mbetet një pagë më e lartë edhe pas marrjes parasysh të rritjes së çmimeve. Në tregti dhe në sektorët e ndërtimit shpesh u negociuan rritje të përgjithshme të pagave dhe kjo shpesh mjaftoi për rritje të vogla reale. Në industri, nga ana tjetër, ka kryesisht vetëm rritje individuale të pagave. Në shumë sektorë me paga të ulëta ka rritje të rëndësishme të pagave minimale. Kështu për shembull në sektorin e pastrimit në Zvicrën gjermane, në shërbimet private të sigurimit dhe në dyqanet e karburanteve. Edhe në sektorin e huadhënies së personelit pagat minimale u rritën. Disa punëdhënës u treguan jashtëzakonisht të prerë në negociatat e pagave. Coop dhe Fenaco refuzuan rritjet e përgjithshme të pagave – negociatat dështuan. Ndërsa te Nestlé në lokacionin e Lozanës dhe te Nespresso kishte madje një vit pa asnjë rritje (Raundi zero).
Megjithatë, rritjet e pagave nuk mjaftojnë për të kompensuar nevojën e mbetur nga vitet e fundit. Çmimet, qiratë dhe primet e sigurimit shëndetësor u rritën ndjeshëm dhe rënduan mbi punëmarrësit. Prej 10 vitesh pagat reale kanë stagnuar. Dhe ato mbeten prapa zhvillimit të produktivitetit të punës. Ndërsa punëmarrësit bëhen gjithnjë e më produktivë, pagat e tyre stagnojnë dhe mezi e ndjekin rritjen e kostos së jetesës.
Kontrata Kolektive
Ndërmarrja
Energjia
0,1% për të gjithë,
0,65% individualisht,
50 Fr. për dy të tretat e punonjësve deri në 4750 Fr. në industrinë ushqimore
0,5% për të gjithë,plus 30 Fr. për pagat deri në 5000 Fr.,
0,5% individualisht
0,3% për të gjithë,
0,7% individualisht
20 Fr. për të gjithë,
30 Fr. individualisht