Pensionim i mëhershüëm i merituar dhe fituar me angazhim. Foto: Unia
Punë
Modeli i ri i pensionimit të parakohshëm për degën e teknikës

Pensionimi i mëhershëm nga 60 vjeç

- Hilmi Gashi

Nga viti 2028 e tutje, një model i ri për daljen në pension të mëhershëm do të zbatohet për llamarinë-punuesit, sanitarët dhe montuesit e ngrohjes: nga mosha 60 vjeç ata do të marrin një pension kalimtar.

Punëmarrësit e moshës 60 vjeç me të paktën 15 vjet përvojë në sektor mund të dalin në pension më herët dhe të marrin një pension kalimtar derisa të arrijnë moshën e daljes në pension të rregullt të AHV/AVS-së. Për këtë janë pajtuar suisetec, Unia dhe Syna. 

Modeli i pensionimit të mëhershëm për 24'000 punëmarrës

Nga ky model i ri do të përfitojnë afërsisht 24,000 punonjës në sektorin e përpunimit të llamarinës. Përfitimet përfshijnë mbështjelljen e ndërtesave, instalimet sanitare, teknologjinë e ngrohjes, ajrit të kondicionuar dhe ventilimit, si dhe instalimin e sistemeve diellore në të gjithë Zvicrën. Përjashtim bëjnë kantonet Gjenevë, Tiçino, Vaud dhe Valis, pasi ato tashmë kanë një skemë pensioni të parakohshëm.

Pikat kryesore të modelit

Modeli i aprovuar përfshinë pikat vijuese kryesore: Nga viti 2028, punëmarrësit që në shtatë vitet e fundit vazhdimisht dhe gjithsej të paktën 15 vjet kanë punuar në sektor, mund të zvogëlojnë gradualisht veprimtarinë profesionale nga mosha 60 vjeç ose të dalin në pension të plotë të parakohshëm në moshën 62.5 vjeç. Ata do të marrin një pension të parakohshëm deri sa të arrini moshën e rregullt të daljes në pension sipas AHV/AVS-së. Nga viti 2027 e tutje, ai do të financohet nga kontributet e punëmarrësit (0.8%) dhe punëdhënësit (1.0%).

Rritja e atraktivitetit për një sektor me ardhmëri

Zbatimi i këtij modeli pasqyron angazhimin e përbashkët të partnerëve socialë për të forcuar atraktivitetin e sektorit të teknologjisë së ndërtimit. Përveç ndërtimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave, profesionet e tyre janë gjithashtu thelbësore për rinovimin me efikasitet energjetik të parqeve të ndërtesave në Zvicër - një detyrë kyçe për arritjen e objektivave klimatike. "Këto të arritura nuk kanë pikur nga qielli. Ato janë rezultat i angazhimit të mijëra anëtarëve të Unia dhe mobilizimit të tyre.  Veprimi kolektiv sindikal është çelësi për përmirësimin e kushteve të punës – tani më shumë se kurrë”, thotë Yanick Egger, përgjegjësi i sektorit të teknologjisë së ndërtimit në Unia. Kolegët e prekur duhet të kontaktojnë sekretariatin e Unia-s në regjionin e tyre të paktën një vit para daljes në pension të parakohshëm për të marrë këshilla dhe mbështetje në përgatitjen e aplikimit të tyre.