Punë
Shoqëri
Ndërkombëtare
Migracion
Politikë
Masakra e Sharpeville-it dhe racizmi

Për një Zvicër pa diskriminim racist

- Nivalda Still

21 marsi është Dita Ndërkombëtare kundër Racizmit. Ndërmjet 21 dhe 28 marsit, në të gjithë Zvicrën mbahet Java kundër Racizmit. Dita Ndërkombëtare kundër Racizmit I referohet masakrës së Sharpeville-it në vitin 1960, ku regjimi i aparteidit në Afrikën e Jugut vrau 69 persona që demonstronin paqësisht kundër ligjeve raciste.

Si reagim ndaj kësaj masakre mbi protestat paqësore kundër aparteidit, Kombet e Bashkuara e shpallën 21 marsin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racial. Më shumë se gjashtë dekada më vonë, kjo ditë mbetet me një aktualitet tronditës – sepse racizmi vazhdon të jetë përditshmëri edhe në Zvicër.

Racizmi ndërhyn në jetën e njerëzve

Numrat aktual e vërtetojnë këtë qartë: në vitin 2024 u regjistruan mbi 1’200 raste të diskriminimit racist – një rritje e dukshme brenda një viti. Veçanërisht të prekur janë njerëzit që ballafaqohen me ksenofobinë, racizmin ndaj personave me ngjyrë (kundër të zinjve) ose racizmin kundër myslimaneve. Incidentet ndodhin në përditshmërinë shkollore, në hapësirat publike dhe gjithnjë e më shpesh në vendin e punës ose gjatë shkollimit profesional.

Racizmi fshihet në struktura

Për shumë të punësuar, sidomos ata me sfond migracioni, kjo ka pasoja konkrete: mundësi të kufizuara, paga më të ulëta, pengesa në zhvillimin profesional si dhe vështirësi në qasjen në arsimim dhe trajnim të mëtejshëm ose në njohjen e diplomave të huaja. Shpesh veprojnë disa forma diskriminimi njëkohësisht – si p.sh. prejardhja, gjinia, feja ose leja e qëndrimit.
Nga këndvështrimi sindikal, situata është e qartë: racizmi bie ndesh me drejtësinë themelore sociale dhe rrezikon të drejtat në botën e punës, për të cilat ne angazhohemi. Racizmi nuk është vetëm një sjellje e gabuar individuale, por një problem strukturor dhe institucional. Ai i përçan punëmarrësit, legjitimon pabarazinë dhe dobëson solidaritetin – dhe pa solidaritet nuk ka sindikatë të fortë.

Racizmi na përket të gjithëve

Në nëntor 2024, Komisioni i Migracionit i Unia-s miratoi një rezolutë historike. Ajo kërkon fundin e racizmit strukturor dhe institucional dhe angazhohet për masa gjithëpërfshirëse kundër diskriminimit në punë dhe arsimim. Rezoluta konstaton se mbrojtja e sotme ligjore është e pamjaftueshme, se racizmi përçan shoqërinë dhe dëmton punëmarrësit, dhe se parandalimi, sensibilizimi dhe zyrat funksionale të paraqitje së rasteve dhe këshillimeve duhet të forcohen urgjentisht. Gjithashtu, ajo thekson përgjegjësinë e sindikatës për të mbështetur aktivisht të prekurit, për të nxitur solidaritetin dhe për të kërkuar të drejta të barabarta.

Në të njëjtën kohë, nevojiten mjete praktike. Një shembull informacione si në udhëzuesin kundër racizmit i Unia-s – një instrument praktike që i ndihmon të gjithë punëmarrësit të njohin racizmin, të reagojnë ndaj tij dhe të mbështesin të prekurit.

Shënimi i Javës kundër Racizmit është prandaj më shumë se një gjest simbolik. Është një deklaratë politike: të shikojmë e jo të mbyllim sytë, t'i bëjmë të dukshme padrejtësitë dhe të themi qartë se racizmi nuk ka vend në botën e punës. Historia e Sharpeville-it na kujton se ndryshimi bëhet i mundur vetëm përmes rezistencës. Sot, kjo përgjegjësi rëndon mbi të gjithë ne.

 

Nyjat për broshurën e Unia-s kundër racizmit:

Gjermanisht: Antirassismus jetzt – dein Leitfaden für den Alltag

Frëngjisht Stop au racisme – ton guide au quotidien

Italisht: Stop au racisme – ton guide au quotidien