Punë
Kontratë e re kolektive e punës tek Coop

Përmirësime të ndjeshme për punonjësit

- Marek Wieruszewski

Nga 1 janari 2026 tek Coop hynë në fuqi Kontrata e re Kolektive e Punës (KKP), e cila parasheh përmirësime të shumta për punonjësit. Pas bisedimesh intensive partnerët social janë pajtuar për paketën, që përmirëson dukshëm si pagat ashtu edhe kushtet e punës.

Më shumë pagë, më shumë kohë, më shumë mbështetje!

Nga përmirësimet më të rëndësishme është rritja e pagave minimale: Paga e re minimale është 4300 franga, ndërsa paga referuese pas dy viteve shkollimi themelor rritet në 4400 franga. Punonjësit me tri apo katër vite shkollim themelor marrin në të ardhmen 4500 franga, respektivisht 4700 franga si pagë referuese. Edhe tek pajtueshmëria e profesionit me jetën familjare ka përparime. Pushimet e lindjes për prindin tjetër si dhe pushimi i adaptimit do të zgjaten në 20 ditë. Pushimi i përkujdesjes ligjore për fëmijët e sëmurë rëndë do të plotësohet përtej ligjit dhe do të kompensohet me 100 % të pagës bruto. Pos kësaj punonjësit me një pagë mujore deri në 5300 franga, tan do të kenë mundësinë që për përkujdesje të fëmijëve të aplikojnë për mbështetje financiare përmes Coop Child Care.

Përmirësim i orari i punës dhe pushimet për të rinj

Një pikë tjetër me rëndësi ka të bëjë me orarin e punës: Orari ditor i punës tani do të kufizohet në një maksimum prej 12 orësh - përfshirë pushimet dhe orët shtesë. Praktikantët përfitojnë në të ardhmen nga dy javë pushime rinore duke vazhduar marrjen e pagës së plotë. Partnerët social janë treguar të kënaqur me rezultatin e bisedimeve të KKP-së. Ata theksojnë se është bërë përparim i konsiderueshëm në përfitimet materiale, orarit të punës, pajtueshmërisë midis punës dhe jetës personale dhe mbrojtjen e shëndetit.

Pa marrëveshje në raundet për pagat

Megjithatë, më pak të suksesshme ishin negociatat e sivjetme të pagave. Sindikatat kërkuan rritje të përgjithshme pagash për të gjithë punonjësit. Coop refuzoi këtë dhe në vend të kësaj u deklarua për përshtatje individuale. Nuk u arrit pajtueshmëri. Përkundër çështjes së pazgjidhur të pagave, KKP e re paraqet një hap të rëndësishëm drejt kushteve më të mira të punës në Coop - dhe një shenjë të fortë të partneritetit social në tregtinë me pakicë.