[Translate to Shqip:]
[Translate to Shqip:] Pressekonferenz der Unia zum Care-Manifest
Punë
Politikë

Infermierët nisin fushatën për Manifestin e kujdesit

- Hilmi Gashi

Rreth 20 të punësuar nga kujdesi afatgjatë dhe mbështetja kanë përpunuar një Manifest të kujdesit, për të gjetur zgjidhje dinjitet plote për krizën në kujdesin afatgjatë. Ata kërkojnë kushte korrekte pune dhe ruajtjen e dinjitetit të njerëzve në moshë të shtyrë, për të cilët ata kujdesen.

Manifesti i kujdesit është shprehje e punës demokratike sindikale. Ai lindi nga diskutimet grupore, në të cilat u përfshinë të punësuarit nga mbështetja afatgjate dhe kujdesi. "Ky manifest është unik: Është hera e parë, që punëmarrësit organizohen kolektivisht dhe në mënyrë autonome, dhe që me një manifest të zhvillojnë një diagnozë, një vizion dhe një strategji për një kujdes cilësor afatgjatë me vlera të larta", shkruan Unia në një komunikatë për media.  Ata për ketë çështje u mbështetën nga Nicolas Pons-Vignon nga Shkolla e lartë e Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Jugore (SUPSI) dhe Karin van Holten nga Shkolla e lartë e Shkencave të Aplikuara të Bernës (BFH).
Manifesti analizon krizën in kujdesin afatgjatë nga perspektiva e të prekurve. Manifesti formulon një vizion, se si duhet të duken një mbështetje dhe kujdes i mirë dhe një strategji, se si mund të arrihet ajo.

Një vlerësim i qartë i gjendjes, 35 propozime dhe një strategji me 4 boshte

Fillimisht në Manifestin e kujdesit autorët ndërmorën një analizë të qartë të gjendjes: Kujdesi afatgjatë është në rrugën e gabuar për shkak të standardizimit joefikas dhe të rrezikshëm të punës së kujdesit. Reformat përmes Menaxhimit të ri publik bien ndesh me logjikën e kujdesit, e cila përqendrohet në marrëdhëniet ndërpersonale dhe mbështetet si nga kujdestarët ashtu edhe nga ata që marrin kujdes. Në vijim, punonjësit prezantuan një “Vizion 2035” për kujdes dhe mbështetje të mirë. Në hyrje thuhet se kujdesi dhe mbështetja duhet të bëhen përgjegjësi kolektive e një shoqërie të bazuar në solidaritet. Nga kjo rrjedhin 35 elementë kyçe, duke filluar nga organizimi i vendit të punës deri te kushtet e punës dhe ndryshimet shoqërore e deri te roli i shtetit. Në fund, autorët kanë zhvilluar një strategji që vendos punën e kujdesit në qendër të mobilizimit të tyre dhe bën thirrje për mbështetjen e popullatës dhe shoqërisë civile që bashkëndajnë vlerat e dinjitetit dhe respektit.

Nevojitet një aleancë e gjerë dhe një diskutim gjithëshoqëror

Unia do ta përhapë gjerësisht manifestin: do ta shpërndajë atë në vendet e punës, do ta prezantojë në manifestime të ndryshme dhe mbi të gjitha do të flasë për të me infermierët. Qëllimi është nxitja e një diskutimi të gjerë shoqëror dhe rritja e presionit për kornizën e kushte më të mira politike.