Nga 8 milion njerëz në Zvicër, 2 milion nuk kanë pasaportë zvicerane. Ata janë të përjashtuar nga pjesëmarrja demokratike. Rruga për tek pasaporta zvicerane është plotë hendeqe dhe nisma, që të huaj:ave do të duhej t'u mundësonte të drejtën e votës dhe zgjedhjes, por që janë refuzuar, siç ndodhi rishtas në Solothurn dhe Gjenevë.
Një çerek i njerëzve në Zvicër nuk mund të bashkëvendosin, kur votohet për pensionet, premitë e sigurimeve shëndetësore, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ta. Ata nuk mund të zgjedhin as përfaqësues:et e tyre, për të mundësuar përfaqësimin e shqetësimeve të tyre në Parlament. Kjo, nga njëra anë, është për shkak të mungesës së të drejtave të bashkëvendosjes në komuna dhe kantone. Mirëpo gjithashtu për arsye se nuk kanë pasaportë zvicerane. Një pjesë e madhe e të huaj:ave, pjesërisht të lindur këtu, duan të natyralizohen, por ata nuk munden, Pasi parakushtet e tanishme për natyralizim janë shumë të ashpërsuara. Zvicra është njëri nga vendet në Europë, në të cilin është më së vështiri për tu natyralizuar.
Dëshira për tu natyralizuar, i përgjigjet nevojës për të bashkëvendosur si anëtarë i barabartë i shoqërisë. Kushdo që e ka pasaportën, nuk rrezikon të dëbohet në rast papunësie, marrjes së ndihmës sociale apo në rast divorci. Nuk do të diskriminohet, si fjala bie me rastin e premive të sigurimit të automjetit. Personi i natyralizuar bile merr mesatarisht CHF 500 .- më shumë pagë, siç tregon një studim i ri i ETH-së.
Para pak kohësh Komisioni Federal për çështje migracionit (EKM) ka publikuar një studim mbi këtë temë në maj 2024. Vlerësimet e të dhënave statistikore tregojnë, se natyralizohen para së gjithash gjermanët, francezët dhe italianët, pasi ata mund t'i plotësojnë kriteret gjuhësore. Më tej mund të natyralizohen para së gjithash njerëzit me një arsimim të lartë dhe ata që fitojnë shumë para. Numri i natyralizimeve nga Kosova, Turqia, Bosnja, Serbia e shtete tjera të treta është ra dukshëm. Gjithashtu portugezët e kanë të vështirë, edhe pse faktikisht ata janë qytatar:e të BE-së. Numri i njerëzve të natyralizuar pa përfundim universitar ka rënë nga 25 në 8 përqind.
Nisma demokratike dëshiron t'ua lehtësojë natyralizimin punonjësve me histori migracioni, pasi natyralizimin e konsideron si një të drejtë themelore dhe kërkon që kjo të bëhet me kritere objektive. Të drejtën për natyralizim sipas kërkesës duhet ta kenë të gjithë njerëzit, që qëndrojnë 5 vite në Zvicër, nuk janë të dënuar me burg, kanë njohuri themelore gjuhësore dhe që nuk paraqesin rrezik për sigurinë publike.
Aktivist:et nga e gjithë Zvicra deri më tani kanë grumbulluar rreth 80.000 nënshkrime. Nismëtarët vazhdojnë të grumbullojnë deri sa të arrihen 100.000 nënshkrimet e vlefshme. Ata apelojnë, që nisma të mbështetet, të shkarkohet formulari i nënshkrimeve, të nënshkruhet ai dhe që të mblidhen nënshkrime edhe nga familjarë, të afërm, koleg:e dhe miq e mikesha. Vetëm shtetas:et e Zvicrës mund të nënshkruajnë. Në regjione të ndryshme të Unia do të mblidhen nënshkrime nga ana e anëtarëve.
Angazhohu edhe ti. Ne mund të arrijmë më shpejtë 100.000 nënshkrimet, nëse edhe ti angazhohesh!
Shkarkim i formularëve:
Formularët e nënshkrimeve në Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht
Hulumtimi i Komisionit Federal për Migracionin në Gjermanisht, Frëngjisht und Italisht