Prej vitesh, valët e nxehtësisë gjatë verës po shtohen. Më të prekurit janë punëtorët në kantieret e ndërtimit. Pasojat për shëndetin mund të jenë shumë të rënda. Megjithatë, presioni i madh i kohës në këtë degë bën që ndërmarrjet e ndërtimit t'i shpërfillin shpesh edhe masat më minimale mbrojtëse. Prandaj, punëtorët e ndërtimit kërkojnë rregulla të qarta dhe të detyrueshme: ndërprerjen e punës në mjedis të hapur kur temperatura arrin 33 gradë dhe shtyrjen përkatëse të afatit përfundimtar.
Nga lart ndrit dielli i fortë, ndërsa nga poshtë vlon asfalti. Në këto kushte, punëtorët e ndërtimit bëjnë një punë të rëndë trupore. Kjo nxehtësi përvëluese nuk është vetëm e lodhshme, por edhe një rrezik për shëndetin:
Për shkak të ngrohjes së klimës, ky rrezik shtohet nga viti në vit. Që në maj të këtij viti u shënuan temperatura rekorde.
Për punën në ditët e nxehta sot vlejnë masa të ndryshme mbrojtëse: pushime të rregullta, lënia në dispozicion e ujit të pijshëm, si dhe përshtatje në orarin dhe organizimin e punës. Por përvoja tregon qartë: duhen rregulla edhe më të qarta dhe më të detyrueshme. Sindikata Unia ka vite që përpiqet për këtë. Ky përkushtim bëri që në vitin 2024 të ngritej një "Tryezë e Rrumbullakët për Shëndetin në Ndërtim" – ku morën pjesë ndërtues, pronarë të ndërtesave, Suva, autoritetet dhe sindikata.
Falë shtytjes nga Unia u arritën përmirësimet e para konkrete: sipas Suva-s, sot duhet të jepen 15 minuta pushim në çdo orë sapo temperatura arrin 33 gradë. Edhe në Kontratën e Përgjithshme të Punës (LMV/CN) të punëtorëve të ndërtimit u arritën përparime pas fushatës së suksesshme të vitit të kaluar: kontrata e re e thotë qartë se nëse nxehtësia rrezikon shëndetin, puna duhet të ndërpritet.
Pavarësisht hapave të parë, shumë pyetje mbeten të pazgjidhura. Shkaku kryesor është trysnia e madhe e kohës që ushtrojnë pronarët e ndërtesave si porositës të punës. Në jetën e përditshme, afatet e papërgjegjshme dhe presioni bëjnë që firmat t'i shpërfillin edhe rregullat më minimale të sigurisë.
Që shëndeti i punëtorëve të ndërtimit të mbrohet me të vërtetë, duhet më shumë mbrojtje. Së bashku me Unia-n, punëtorët kërkojnë:
Unia do të vazhdojë të kërkojë me ngulm zbatimin e masave mbrojtëse në kantiere dhe, nëse do të jetë e nevojshme, do të ndalojë punën së bashku me punëtorët e prekur kurdoherë që rrezikohet shëndetin
* Chris Kelley, Bashkëdrejtues i Sektorit të Ndërtimit, Sindikata Unia