Më 8 mars, votuesit zviceranë vendosën për katër propozime. Në qendër të vëmendjes ishte e ashtuquajtura «Iniciativa e përgjysmimit» e SVP-së: një përpjekje e radhës për të dobësuar mediat publike dështoi dukshëm. Edhe iniciativa për Fondin e Klimës, e mbështetur nga sindikatat, u hodh poshtë qartë.
Iniciativa popullore «Po për një monedhë zvicerane të pavarur dhe të lirë me monedha ose kartëmonedha (Paraja e gatshme është liri)» u hodh poshtë. Nga ana tjetër, populli pranoi kundërpropozimin indirekt. Ky i fundit e bënë pjesë të së drejtës kushtetuese furnizimin me para të gatshme si dhe frangun si monedhë– megjithatë në një formë më të moderuar se kërkesa e formuluar nga iniciativa. Ai siguron, që parat e gatshme të janë në dispozicion në sasi të mjaftueshme, pa përcaktuar sasi specifike.
Vota «Jo» kundër iniciativës së përgjysmimit do të thotë që tarifat e radios dhe televizionit (Serafe) nuk do të ulen në mënyrë të ve4antë dhe ndërmarrjet do të vazhdojnë të jenë të detyruara të paguajnë tarifën. Kështu, modeli ekzistues i financimit të Radio-Televizionit Zvicëranë SRG mbetet në fuqi. Parandalohet përgjysmimi i buxhetit, si dhe evitohet një shkurtim i mundshëm i vendeve të punës dhe i studiove rajonale. Këto shkurtime do të rrezikonin dukshëm informimin objektiv dhe informacione edhe në gjuhët e ndryshme të vendit.
Iniciativa popullore «Për një politikë të drejtë të energjisë dhe klimës: Investim për mirëqenie, punë dhe mjedis (Iniciativa e Fondit të Klimës)» u hodh gjithashtu poshtë bindshëm – rreth 70 për qind e votuesve votuan kundër saj.
U miratua Ligji Federal për Taksimin Individual. Deri më tani, shumë çifte të martuara, të cilët të ardhurat i deklaronin bashkë, paguanin më shumë taksa se personat e pamartuar – një rrethanë kjo që shpesh çonte në faktin që gratë e martuara të reduktonin përqindjen e tyre të punës ose të hiqnin dorë plotësisht prej saj. Kjo rriste varësinë e tyre financiare dhe ndikonte negativisht në pensionin e tyre (AHV/AVS). Me ligjin e ri, ky trajtim i pabarabartë pritet të eliminohet.