Shoqëri
Jeta në Zvicër
Migracion
Politikë
Bërja e historisë me forca tona

Vrulli i fundit për nismën-demokratike

- Nivalda Still dhe Hilmi Gashi

Rruga për pasaportë zvicerane është bërë më e vështirë dhe më selektive. Kushdo që nuk ka studiuar apo që fiton pak, thuajse nuk ka shanse për natyralizim. Shumë nga kolegët tonë janë të prekur nga kjo. Nisma demokratike donë ta ndryshojë ketë, duke kërkuar procedura korrekte dhe lehtësuese. Kryesia qendrore fton punonjës:et, anëtar:et dhe regjionet, të ndikojë aktivisht me këtë vepër fuqie.

Kushdo që në Zvicër donë të bashkëvendosë politikisht e demokratisht, duhet të ketë një pasaportë zvicerane. Por rruga drejtë natyralizimit është shkëmbore dhe plotë pengesa. Veçanërisht për njerëzit e gjeneratës së parë, që kryejnë punë të rënda, fitojnë pak dhe që nuk vijnë nga profesionet akademike.  Kërkesat në ligjin e ri janë shumë të larta: 10 vite qëndrim në Zvicër, me posedim të lejes së përhershme, plotësimi i kërkesave të larta të njohurive gjuhësore, pa marrje ndihmash sociale e pa dënime paraprake.

Spiralja e arbitraritetit sillet më tej në dëm të aplikues:eve

Ligji u jap kantoneve një hapësirë veprimi, e cila sipas rregullit është edhe më e ashpër, si  p.sh. kërkesat më të larta përkitazi me njohurit gjuhësore se sa parasheh ligji federal apo në raste të marrjes së ndihmës sociale. Në ligjin federal vlen periudha aktuale vjetore, tek e cila nuk është marrë ndihmë sociale. Në disa kantone vlen afati 10 vjeçar. Edhe nëse janë plotësuar kriteret pasojnë hendeqe tjera: Krahas provimit mbi njohurit shtetërore aplikant:et duhet që para komisioneve të natyralizimit të përgjigjen në pyetjet, që hyjnë së tepërmi në sferën private dhe intime, të cilat synojnë të vejnë në pikëpyetje integrimin e këtyre njerëzve në komunë, për të refuzuar kërkesën e tyre. Një i ri në Solothurn nuk është natyralizuar, pasi që ai nuk ka mundur të përgjigjet në pyetjen, se ku dilet në mbrëmje në komunën e vogël. Ai, sikur gjithë bashkëmoshatarët tjerë të rinj dalin mbrëmjeve në Solothurn. 

Tani të gjithë janë të sfiduar, për të mundësuar nismën

Nisma-demokratike propozon, thjeshtëzimin e kritereve të natyralizimit, që ato të bëhen më objektive dhe më korrekte,  për të pasur të gjithë mundësinë korrekte, pavarësisht nga niveli arsimor dhe gjendjes së xhirollogarisë bankare, për tu natyralizuar dhe për tu bërë pjesë e demokracisë sonë të drejtpërdrejtë. Ky diskurs duhet të zhvillohet në mënyrë demokratike, në një shkallë të gjerë dhe me tërë popullatën. Për këtë nevojitet nisma. Dhe ne kemi mundësinë dhe për obligim që bashkërisht të mbledhim nënshkrimet e nevojshme.

Shkarko fletën e nënshkrimeve në gjermanisht / frëngjisht / italisht