Raporti i qeverisë zvicerane tregon qartë rrugën: më shumë izolim, më shumë kontrolle dhe më pak solidaritet. Pas fjalëve të bukura si "bashkëpunim", qeveria po ndjek një politikë që i zgjedh njerëzit vetëm nëse mund të shfrytëzohen për punë dhe po shkatërron traditën njerëzore të Zvicrës.
Për vitet e ardhshme, ndihma që Zvicra jep për vendet e varfra do të kushtëzohet me pranimin e njerëzve të dëbuar. Vendet e varfra do të marrin mbështetje vetëm nëse bëjnë çfarë thotë Zvicra për dëbimet. Kështu, ndihma njerëzore po përdoret si mjet shantazhi dhe presioni politik.
Ndërsa firmat zvicerane gjejnë mundësi të reja fitimi, Zvicra financon rritjen e forcave kufitare të Evropës. 45 milionë franga u dhanë për policinë kufitare evropiane, plus dhjetëra policë të dërguar në rrugët e Ballkanit dhe të Mesdheut. Kjo politikë ka një logjikë të qartë: mirëseardhur janë vetëm ata mërgimtarë që duhen si krah pune i lirë. Kush nuk i duhet tregut të punës, veçohet, dëbohet ose detyrohet të kërkojë mbrojtje jashtë Evropës.
Për lëvizjen sindikale është e qartë: heqja e të drejtave të mërgimtarëve dhe ashpërsimi i ligjeve të azilit bëhen për të njëjtin qëllim. Ata duan t'i përçajnë punëtorët që të ulin rrogat dhe të keqësojnë kushtet e punës. Ne jemi kundër kësaj logjike. Kush i përçan njerëzit, ndihmon pronarët dhe dëmton punëtorët. Ne luftojmë për të drejta të barabarta për të gjithë dhe për lirinë për të jetuar me dinjitet. Sepse solidariteti nuk njeh kufij.
Marie Saulnier BlochSekretare e süecializuar e migracionit / sektorit ndërkombëtarë